Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Vdekja e 13-vjeçares në Tiranë, familjarët: E kanë vrarë me armë zjarri

Nga Media 0

Familjarët e 13-vjeçares që ndërroi jetë mbrëmë në rrethana të paqarta deklarojnë se vajza është vrarë me armë zjarri. Ata thonë për Report Tv se Kasandra Braja ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij në momentin që ka ndodhur ngjarja. Sipas tyre, Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan.

“Vajza është qëlluar me armë zjarri. Në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij. Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan”, tregojnë familjarët e 13-vjeçares.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemecë. Fillimisht u raportua se vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën. Por familjarët shprehen sot se ajo u vra me armë zjarri dhe ndërroi jetë në banesë. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

http://shqiptarja.com/lajm/vdekja-e-13vjecares-ne-tirane-familjaret-e-kane-vrare-me-arme-zjarri-foto

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej