Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Vazhdon “ndeshja” Kosovë – Shqipëri

Nga 27-shi 0

Trajneri Bunjaki ka deklaruar se nuk i interesonin shumë futbollistët e thirrur së fundmi nga De Biazi, ndërkohë konfirmon se do të tentojë të tjerë lojtarë kosovarë që luajnë në përfaqësueset e moshave të Shqipërisë

Më parë Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë çka dashur me futbollistët nga Kosova, të cilët nuk mundën në karierën e tyre të luanin për një Kombëtare më të madhe se e jona. Tani siç dihet gjithçka ka ndryshuar dhe vetë Kosova ka një përfaqësuese, madje trajneri Bunjaki është shumë ambicioz dhe kërkon një Kombëtare të vërtetë. Tashmë janë drejtuesit e federatës më të re që janë bazuar tek futbollistë që kanë pasur më parë lidhje me Shqipërinë, veç të tjerash lufta e nervave vazhdon.

4

De Biazi ka thirrur për ndeshjet me Lihtenshteinin dhe Spanjën tre lojtarë të tjetër kosovarë, pikërisht Llullakun, Grezdën dhe Latifin, një lëvizje kjo edhe taktike, për t’i hequr mundësinë që në të ardhmen të zgjedhin Kosovën, ndërsa trajneri Bunjaki ka komentuar se këta futbollistë do ta kishin të vështirë vendin në skuadrën e tij, e cila është e mbushur me futbollistë shumë cilësorë. Më pas ai ka shtuar, se do të tentojë të tjerë futbollistë, të cilët aktualisht vazhdojnë të luajnë për përfaqësueset e moshave të Shqipërisë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>