Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Vasili-Ramës: Kujdes me lëvizjet me telefonatat edhe kërcënimet

Nga Klodiana 0

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili akuzon Ramën se e inkriminoi Policinë e Shtetit në 4 vite duke e dorëzuar përballë krimit.

Në një dalje për mediat, Vasili shtoi se kryeministri të vinte vetë të kërkonte t’i hiqej imuniteti dhe të vendosej para drejtësisë.

Në këto 4 vite Rama e mbolli Shqipërinë me drogë dhe i dha hapësirë krimit. Rama zgjodhi që të përgatiste edhe krimin elektoral të 25 qershorit. Kjo nuk është policia që duam, Shqipëria është kthyer në një narkoshtet. Ekzistojnë prova të forta, e mërkura është prova. Të mërkurën ky kryeministër ka një provë të qartë, të vendoset me krimin apo kundër tij.

Të vendoset në anën e ligjit apo anti-ligjit, të vendoset në anën e parlamentit që të ndihmojë drejtësinë apo do të mbulojë këto të vërteta. Është për atë reformë që u çorr dhe u lodh që tentoi ta kapë. Nga votimi i djeshëm ishte i qartë vullneti për të qenë me krimin, i them Ramën bëj kujdes edhe me komunikimet telefonike, edhe me lëvizjet, edhe kërcënimet dhe joshjet, pasi të gjithë janë të vëmendshëm dhe vigjilojnë mbi ty.

Kryeministri të vinte vetë të kërkonte t’i hiqej imuniteti dhe të vendosej para drejtësisë. Prokuroria të hetojë kur Rama bëri thirrje që policia të kthehej në parti politike”, ka deklaruar Vasili.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej