Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Vasili: Një analizë e vetme e manipuluar shkak për anulimin e përhershëm të pr/ligjit

Nga Ejona 0

Në seancën e sotme parlamentare Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se një devijim apo një analizë e vetme e manipuluar do të ishte motiv për ta anuluar njëherë e përgjithmonë ligjin e mbetjeve.

Vasili u shpreh se do të krijohet një standart i ri sesi shoqëria civile do të përfaqësohet dhe se si qytetarët mund ta monitorojnë nga afër zbatimin e këtij pr/ligji.

Vasili: “Qoftë edhe një fakt i vetëm, devijim i vetëm, qoftë edhe një analizë e vetme e manipuluar, qoftë edhe një kontenier i vetëm i cili do të përpiqej të futte një mbeturinë tjetër për tjetër do të ishte një motiv  për ta anuluar njëherë e përgjithmonë këtë ligj, e për të thënë që shteti shqiptar është e pamundur të zbatojë këtë ligj apo ligje te tjera. 

Me këtë qëndrim ne krijojmë një standard të ri sesi shoqëria civile do të mund të përfaqësohet. Ligji ka një element të rëndësishëm që është kufizimi në tre dogana të vendit.

Asnjëra palë nuk zvëndëson tjetrën. Shteti është i detyruar të bëjë detyrën, qytetarët kanë mundësi ta monitorojnë atë nga afër, jo nga larg. Ta monitrojnë pa kufizime dhe pa ndalime dhe pastaj për cilindo nga dukuritë që shikon qoftë minimale, qoftë ajo të ketë të drejtën publike për ti thënë jo nëse raste se ky ligj është i kundërt nga ajo që shkruhet.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej