Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vasili: Marku është bërë kamikazja e Edi Ramës

Nga Media 0

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj Prokurores së Përgjithshme Arta Marku. Vasili shkruan se ajo ka marrë përsipër të jetë kamikaze dhe avokate e Kryeministrit, në një kohë kur, sipas tij, mbi Ramën rëndojnë dy padi.

“Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj. Prokuroria ka marrë përsipër të jetë avokate dhe kamikaze e kryeministrit.
Dy padi të pakapërcyeshme rëndojnë keqas mbi kryeministrin. Prokuroria nuk guxon ta thërrasë, ta pyesë ta procedojë kryeministrin e paditur, të vetëshpallur fajtor. Prokuroria ka vendosur të jetë kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër kushtetutes. Dihet botërisht se ç’ndodh kur je kundër popullit dhe ligjit, dihet edhe fundi i kamikazëve. Tanimë prokuroria e zgjodhi fatin e vet…”, shkruan Vasili.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej