Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vasili: Konkurset manipulohen, punësimet me urdhër politik

Nga Klodiana 0

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se konkurset për t’u punësuar në administratë manipulohen dhe që qindra njerëz punësohen me urdhër politik.

Gjatë një deklarate për mediat, duke iu referuar Zërit të Amerikës që publikoi një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku thuhet se punësimet në burgje bëheshin me urdhra dhe ndërhyrje të zyrtarëve të PS-së, Vasili shprehet se është koha për të reaguar për vete, për mijëra të rinj që nuk kanë mundësi të futen sepse duhet të kenë teserat e PS-së.

“Ju e keni të qartë që qindra njerëz punësohen me urdhër politik, se si manipulohen këto konkurse edhe brenda për brenda njëri tjetrit, meqenëse të 1300 konkurrentët, ishin të gjithë të Partisë Socialiste, por edhe aty ishte shumë e lehtë që fituesin ta nxirrje për humbës dhe humbësin ta nxirrje për fitues. Pamë se si që nga kreu i komisionit të ligjeve, njeriu, korifeu i Reformës në drejtësi ishte një nga ata ordinerët që merrej me vende pune, plus deputetë të tjerë, pra një radhë deputetësh të cilët ishin sekserë punësimesh dhe asgjë më shumë”- thotë ndër të tjera Vasili.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej