Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Varfëria është teshtimë mër lal…

Nga 27.al 0

Nga Dritan Shano

Të flasësh për politika të uljes së varfërisë, individualisht apo në mënyrë të organizuar, të bën simpatik, të dashur për mediat dhe përfituesit e transfertave dhe programeve buxhetore dhe sidomos të bën të dukesh, përveçse edhe mund të jesh në të vërtetë, i pjekur, i mençur, i dhembshur, humanist.

Politikat e uljes së varfërisë, që aq qejf i kanë të majtët dhe gjithë ata që duan pëlqim politik e mediatik, janë thjesht politika rishpërndarje të parasë së buxhetit, por kurrsesi politika zhvillimi. Si të tilla, është e sigurtë që do harxhojnë burime e kufizuara financiare dhe njerëzore që kemi në dispozicion pa arritur asgjë të qëndrueshme në afat-mesëm dhe afatgjatë. Janë si ajo “Dead Aid” që e mban jo vetëm Afrikën e pasur të varfër.

Lufta kundër varfërisë, thjesht sa e njom, sa e mban gjallë atë. Ajo i stërvit të varfërit të mbeten të varfër. Është garantimi i zhvillimit të qëndrueshëm ai që mund varfërinë, nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Varfëria është thjesht një simptomë, një pasojë. Ajo, tek ne, buron nga institucione të dobëta politike, ekonomike dhe shoqërore, vjen për shkak të politizimit-militantizimit të administratës publike, politikave të gabuara, investimeve të gabuara, taksave të larta, borxhit publik të lartë, korrupsionit, kulturës, nivelit të ulët të edukimit, zhvleftësimit të votës së shqiptarëve me Kodin Zgjedhor të 2008-s… Njohja dhe adresimi i drejpërdrejtë, pa spërdredhje retorike, i këtyre shkaqeve që pengojnë zhvillimin, çon po ashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë në ulje të varfërisë, në rritje të të ardhurave dhe të punësimit!

Kur flitet për të luftuar varfërinë, është e qartë se të harxhosh para për të shtruar me pllaka qendrën e qytetit dhe jo për të siguruar furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, te japësh drekë “falas” nëpër shkolla dhe jo t’u mësosh fëmijëve kodimin dhe programimin kompjuterik, është dritëshkurtësi, në kufijtë e dashakeqësisë. Përfundimi i regjistrimit të pronës, eliminimi i prokurimit të dretjpërdrejtë, dënimi i një funksionari publik për shpërdorim fondesh dhe vendime të gabuara, përfundimi i by pass-it të Fierit, apo hapja e shkollave dhe jo mbyllja e tyre, kurrikula të reja në arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional, ulja e borxhit dhe e taksave e luftojnë varfërinë më shumë, shumë më shumë se çdo politikë apo program buxhetor për luftën kundër varfërisë.

Varfëria është si teshtima, kur je me grip, apo si kolla, kur ke marrë të ftohtë. Të merresh me këto simptoma, me teshtimën dhe me kollën, mund të krijojë lehtësi në frymëmarrje, por nuk e shëron as gripin as të ftohurën. Në fakt, lufta kundër varfërisë, gjithnjë e më shumë po rezulton si një përpjekje për të gjetur vaksinën kundër teshtimës, kur dihet se vaksinat kundër gripit i kemi, mjaft t’i përdorim.

Të rreshtosh politika se si do luftosh varfërinë, sado të larmishme apo të kombinuara bukur të duken ato, nuk është asgjë më shumë sesa të fshish qurret me shami – një akt i vlefshëm dhe estetik, por që nuk e shëron gripin kurrsesi.

Prandaj, jam kundër luftës dhe luftëtarëve kundër varfërisë, kundër luftës dhe luftëtarëve të vaksinës kundër teshtimës. Prandaj, jam dhe do mbetem për të luftuar shkaqet e varfërisë dhe jo simptomat e saj!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej