Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Vangjel Tavo e sulmon Ramën nga Greqia

Nga Skenderi 0

Deputeti i LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka ripërsëritur akuzat ndaj policisë së shtetit, por këtë radhë në një lidhje të drejtëpërdrejtë me një televizion grek.

Policia të mos mbështesë  kriminelët, por të merret me problemet e njerëzve, me grabitjet, bastisjet, me vjedhjet”, tha Tavo në një lidhje të drejpërdrejtë me skype me televizionin grek, TV Star.

Gjithashtu ai shtoi që “…Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen dhe në shumë raste policia ka lidhje me personat që kultivojnë kanabisin”.

Më tej, Tavo duke shfrytëzuar intervistën për televizionin grek, foli edhe në emër të minoritetit grek në Gjirokastër, i cili siç tha ndjehet i frikësuar nga bashkëpunimi i policisë vendore me krimin dhe bandat e trafikut të drogës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej