Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Vangjel Dule nuk është grek dhe disa fakte të tjera

Nga 27.al 0

Nga Arben Llalla

Në emisionin Top Story të Sokol Ballës kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule foli shumë. Ai pretendoi që nuk është avokati i Greqisë, por Evangjelis më shumë se tre herë dha shpjegime thua se ishte ministri i brendshëm i Greqisë. Ai na tregoi me kompetencë se pleqtë 80 vjeçarë që kanë për vendlindje Paramithinë, Pargën apo vend tjetër në Çamëri nuk janë kthyer mbrapsht se janë çamë, por për arsye teknike. Më tej, Dule thotë se kthimi i shqiptarëve në Kakavijë nuk ka lidhje me përplasjet e fundit që ka patur Edi Rama me Greqinë dhe atë vetë, por si pasojë e çështjeve të Shengenit. Për çështjen e Ligjit të Luftës nga ana e Greqisë, Vangjel Dule përsëri foli si të ishte Presidenti apo kryeministrit i Greqisë, ku me siguri të plotë shpall që Ligji i Luftës nuk ekziston as de jure e as de facto.

Vangjel Dule tha shumë, rrëfeu se është deputet falë ndërhyrjes së diplomatëve të huaj për ruajtjen e votave të PBDNJ në Ksamil, meqë aty qenka baza e shëndetshme e tij. Por, në Ksamil ortodoksit janë pakicë, sepse minoritarë nuk ka, ndërsa shumicë janë myslimanët e ardhur nga Gramshi, Kukësi, Kruja, Tepelena, Lazarati, e gjetkë. Janë rreth 2500 ardhacakë nga Ksamili që punojnë në Greqi, por kjo nuk do të thotë se janë grekë apo të PBDNJ-së të Dules. Për Vangjel Dulen rezulton të kenë votuar myslimanët e Vranishtit dhe Borshit, pasi u premtoi që do të ndërmjetësonte për ta pasaporta ose më mirë shtetësinë greke. Është mëse e vërtetë që janë me dhjetra shqiptarë myslimanë të Borshit dhe Vranishtit që me ndërhyrjen e Vangjel Dules fituan shtetësinë greke. Pra, sërish Vangjel Dule na del se qenka de facto ministër i Greqisë që siguron shtetësitë greke. Janë dy ish-oficerë ushtarakë nga Vranishti që kanë biseduar disa herë në Athinë me Dulen tre muaj para zgjedhjeve të 2013-ës për votat e myslimanëve të këtij fshati kundrejt lejeve dhe shtetësisë greke.

Vangjel Dule deklarohet poshtë e lartë si grek i pastër, grek i Greqisë së Lashtë, por disa herë kam treguar me fakte që Vangjeli me rrënjë është vlleh nga Gumenica, të parët e tij erdhën në Goranxi si shërbëtor të bejlerëve shqiptarë nga Çamëria në vitet 1820. Por, Vangjel Dule edhe gruan e ka shqiptare, emri i bashkëshortes së Vangjelit është Iris Hanxhari dhe jo Kristina, ashtu siç e paraqet ai në takimet me grekët. (Iris është fjalë e vjetër shqipe dhe ka kuptimin e pjesës së errët të syrit). Uroj që Dule mos ta kundërshtojë faktin që bashkëshortja e tij është shqiptare e pastër, madje e edukuar me nacionalizëm shqiptar, sepse do më detyrojë të pyes Edmond Haxhinaston e LSI-së më tej. Kuptohet që Edmondi i Haxhinastove do na e vërtetojë se Iris Hanxhari e thirrur nga Vangjeli, Kristina është patriote shqiptare. Sot për sot mjafton kaq të themi disa të vërteta për pseudo grekun dhe politikanin e PBDNJ Vangjel Dule, i cili qysh kur erdhi në krye të kësaj partie me ndihmën e kryepeshkop Anastas Janullatosit e rrënoi këtë forcë politike. Janë me dhjetëra shkrime që thonë se Dule e shkatërroi PBDNJ.

Ish-deputeti i PBDNJ, Kristo Goçi e ka akuzuar Vangjel Dulen për dobësimin e partisë, të cilën e ka kthyer në çiflig privat.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej