Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Vallja Çame, regjistrimi 90 vjeçar me gramafon vjen nga historiani Niko Kotherja (film)

Nga Ejona 0

Një regjistrim 90 vjeçar në disk gramafoni, i cili përmban melodinë e një valleje çame ka mbërritur në 27.al nga historiani korçar Niko Kotherja. Ky historian ruan në arkivat e tij materiale që përmbajnë me dhjetra rregjistrime të hershme shqiptare.

Në sferën e hapur të etnografisë-koreografike të Shqipërisë shquan edhe Çamëria. Në traditën etnografike të Çamërisë dhe përgjithësisht në atë shqiptare, vallet njihen të luajtura kryesisht veç nga gratë ose veç nga burrat.

Ashtu si vallet çame të burrave, edhe ato të grave shquhen për veshje karakteristike, të quajtura “tumane” nga vendasit. Sipas traditës çame tumanet janë të mëndafshta, në ngjyrë të bardhë ose me lule.

Secili nga materialet e historianit Niko Kotherja është vlerë e shtuar jo vetëm për kulturën e Çamërisë, por edhe të gjithë Shqipërisë. Të huajt që vizitojnë Çamërinë e shohin me shumë interes që krahas të dhënave për gjeografinë, historinë dhe të folurën të përshkruajnë kostumet popullore, mënyrën e të kënduarit, vallet apo elementë të kulturës shpirtërore çame.

Në epikën dhe këngët popullore çame shfaqet qartë lufta dhe sakrificat që shqiptarët kanë bërë kundër armatave greke.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej