Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Vajzat dhe djemtë janë të barabartë vetëm para komshiut, kur i pyet: “Ku po shkon?”

Nga Media 0

Nga Alma Nikolli
Unë për vete nuk besoj në njerëz gjenetikisht të këqinj. Besoj se lindim tabela të pashkruara. Ama, besoj në rrethana. Besoj në fëmijëri të vështirë, në prindërim të mangët, në mosnjohje të vetes, por jo në negativitet natyral. Askush nuk do të jetë dikush që është shoqërisht i keq, është jeta ajo që na bën të pamoralshëm, kriminelë, apo të këqinj. Askush nuk zgjedh të jetë “delja e zezë”. E megjithatë, “delet e bardha” nuk do munden kurrë t’i kuptojnë “delet e zeza”, veçse t’i gjykojnë ato.
Kështu mendoj në mëngjes, kur ende s’jam “përplasur” me botën. Fill sapo hedh disa hapa del një komshi, jo dashakeq, por as dashamir që të pyet: “Ku po shkon”?… Kalojnë edhe disa sekonda e krejt mrekullisht ia shkrep edhe një “Mirëmëngjes!”.
Liria jote për të shkuar ku të duash, pa qenë e ndaluar të shkosh aty, s’e pengon ballin të rrudhet e vetëpërmbajtjen të shtiret. E me vete thuaaaaaa: “O Zot, po sikur njerëzit e këqinj të ekzistojnë?!”
Vetëm për pak sekonda parakalon 2989324783457 përgjigjiet e inatshme që të vijnë natyrshëm në mendje dhe thjesht tregohesh i mirësjellshëm e i tregon thuajse të vërtetën e cunguar kureshtarit nga natyra. Kështu rezulton një vajzë apo djalë i mirë në lagje. Ata e dinë nga ti se ku po shkon. Rruga e lirë, vazhdo!
Batutat e komshinjve janë të njëjtat, kudo. Të gjithë të ngacmojnë me buzëqeshje për xhinset e shqyera nga qentë, për një vëth në hundë a vetull, a për një mjekër të gjatë si të hoxhës.
Ironia nuk ka imagjinatë, e sigurisht as nuk është dashakeqe, por është bezdisëse. E duke mos e “ndëshkuar” vijon e përsëritet, e përsëritet.
“Sa e ke rrogën?
I jep lekë familjes ti?
Pse nuk fejohesh me atë vajzën që del me të prej 3 vitesh?
U fejove, pse nuk martohesh?
Ua, reumatizmi nuk më lë të fle, po ti ç’bëje jashtë në 4 të mëngjesit?
E thuajse çdo herë ne përgjigjemi duke qeshur a duke heshtur. Jemi barazim, vajza e djem, pa dallim. Si në pak raste. Barazi gjinore fragmentare. Eh…!
Pastaj ndodh një e pabërë, e komshinjtë rrëfejnë: “Jemi habitur, ishin të mirë, na rrëfenin përherë ku shkonin!”.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej