Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Vajza e Azem Hajdarit: Nuk do ti thosha jo një propozimi për të qenë deputete e PD në Tropojë

Nga Skenderi 1

Vajza e Azem Hajdarit deklaron se nuk do ti thoshte jo një propozimi për të qenë deputete e PD në Tropojë. Në daljen e parë televizive e ftuar ekskluzive në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Rudina Hajdari tha: “Tropoja është vendlidnja ime dhe nëse më propozohet për të qenë deputete atje do ishte nder për mua”.

Pas 19 vjetësh Rudina Hajdari ka lënë SHBA ditët e fundit për të jetuar në Shqipëri dhe për të nisur një karrierë në politikë. Kryetari i PD Lulzim Basha e prezantoi pak ditë më parë zonjën Hajdari si kordinatore për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.

Ajo është vajza e vetme e Azem Hajdarit, kryetarit të parë të PD që në themelim, i cili u vra më 12 shtator 1998 në Tiranë. Rudina Hajdari ishte 11 vjeç kur i vranë të atin dhe 3 vite më pas ajo shkoi në SHBA për të vijuar shkollën e mesme dhe më pas universitetin.

Gjatë emisionit Rudina Hajdari tha se kërkon ta vazhdojë kauzën e të atit aty ku e la ai nëpërmjet angazhimit total në politikë. “Natyrisht Shqipëria ka ndryshuar shumë këto vite dhe babai im bëri politikë në një kohë tjetër, por ideali I tim tim eti më bën mua të kem modelin për të bërë politikë për një Shqipëri më të mirë”, tha Rudina Hajdari.

Komente (1)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej