Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Vaduzi, një komunitet shqiptar i njeh edhe rrugicat

Nga 27-shi 0

Nëqoftëse do të matej me “frymë popullsie”, përveç vendasve, absolutisht që shqiptarët janë në vendin e dytë, si Kombëtarja që e njeh më mirë stadiumin e Vaduzit, ku skuadra jonë do të luajë nesër ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”. Janë 9 futbollistë të listë së De Biazit që luajnë, apo kanë luajtur në kampionatin Zviceran, ku bën pjesë edhe Vaduzi i Lihtenshteinit dhe në çdo edicion e kanë vizituar rregullisht atë ambjent. Aktualisht në Zvicër luan Jamir Hyka për Luzernën, Taulant Xhaka dhe Burim Kukeli për Bazelin, ndërkohë që kanë luajtur më parë edhe një komunitet i tërë i kësaj Kombëtare, si Xhimshiti, Aliji, Veseli, Lenjani, Abrashi dhe Basha.

6

Në këtë grup nuk kemi përfshirë edhe Armando Sadikun, i cili nuk është grumbulluar nga trajneri për shkak të një dëmtimi, por ky i fundit, jo vetëm që ka luajtur në kampionatin zviceran, por sezonin e kaluar është aktivizuar pikërisht me Vaduzin, duke e ndihmuar t’i shpëtojë rënies një kategori më poshtë. Ndërsa Jamir Hyka ka debutuar në Kombëtare në një ndeshje kundër Lihtenshteinit, madje edhe ka shënuar. Sipas informacioneve të fundit, bëhet me dije se për ndeshjen e nesërme, stadiumi “Rheinpark” me kapacitet prej 5873 vendesh do të jetë i ndarë pothuajse në gjysëm midis tifozerive të të dy ekipeve.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej