Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ushtria maqedonase qëllon me armë në kufi me Greqinë

Nga Media 0

Ushtarë të Armatës së Maqedonisë (ARM) kanë shtënë në ajër në kufirin me Greqinë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve ilegal në vend. Një nga emigrantët është arrestuar, ndërsa  grupi tjetër është larguar në drejtim të fqinjit jugor, raportoi Armata e Maqedonisë.

Sipas njoftimit, një patrullë ushtarake gjatë patrullimit në rrugën rajonale Gjevgjeli – fshati Moin, ka hasur lëvizjen e një grupi të njerëzve që ilegalisht kanë kaluar kufirin. Pas kësaj ushtarët kanë reaguar dhe në përputhje me rregullat e sigurisë kanë shtënë në ajër, informon INA.

Një pjesë e grupit të kalimtarëve ilegalë janë larguar në territorin grek, ndërsa një prej tyre ka ngelur në territorin e Maqedonisë, duke iu dorëzuar autoriteteve kufitare. Bëhet fjalë për një emigrantë ilegalë nga vendet e Lindjes së mesme. Autoritetet kufitare kanë theksuar se po vijojnë kontrollet në kufi për parandalimin e kalimeve ilegale. Në këtë periudhë janë shtuar zërat për një fluks të ri të emigrantëve, që pritet të vërshojnë Maqedoninë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej