Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Urimi për 28 nëntorin/ Kerry: Mbështetje për integrimin në BE

Nga Skenderi 0

 “Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për të mbështetur Shqipërinë që ajo të ndërmarrë reformat e nevojshme për të arritur aspiratat e saj euroatlantike. Përgëzoj përpjekjet tuaja për të aderuar në Bashkimin Evropian dhe të shohë përpara për progresin e vazhdueshëm në rrugën drejt integrimit të plotë euro-atlantik”.

Kështu thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, i cili uron Sqipërinë me rastin e 28 nëntorit, 104-vjetorit të pavarësisë.

Në mesazhin dërguar në emër të Presidentit Barack Obama dhe popullit amerikan, sekretari Kerry shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në Luftën Kundër ISIS-it, për Operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in.

Ne vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuaj të fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” thuhet në mesazhin e sekretarit amerikan të shtetit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej