Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Universiteti nuk “i fal as centin” 26 vjeçarit/ Për 1 dollar nuk i jep diplomën

Nga Ejona 0

HaHa Clinton-Dix,  një 26 vjeçar që luan në skuadrën e Rugby e Chicago Bears mbaroi studimet e tij në vitin 2018 në Universitetin e Alabamas. Por edhe pse ai mbaroi, dhe priste të merrte diplomën e tij, ajo nuk i erdhi kurrë.

Po cila qe arsyeja?

Clinton u fut në llogarinë e tij të universitetit dhe pa që kishte një borxh prej 1 dollarësh ende të pashlyer në Universitet. Ky borxh e kishte penalizuar atë të merrte diplomën. Kjo arsye iu duk mjaft qesharake 26 vjeçarit.

“Kam një borxh prej 1 dollarë, nuk mund ta besoj se nuk më jepni diplomën për këtë. Unë mendoja se nuk i kisha kaluar provimet hahahaha. Jeni shumë të ashpër që me mbajtët në pritje kaq kohë.”– shkruan ai në llogarinë e tij në Twitter ndërsa poston foto të llogarisë.

Kjo histori u bë virale në të gjithë botën, ndërsa për të kanë komentuar edhe media të huaja.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej