Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

UNICEF: Rreth 400,000 fëmijë në Kongo përballen me kequshqyerje

Nga Klodiana 0

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët (UNICEF) ka thënë se të paktën 400,000 fëmijë nën moshën 5 vjeçare në rajonin Kasai të Kongos, janë duke u përballur me kequshqyrjen.

UNICEF bën me dije se kësaj situate i ka kontribuar dhuna, shpërnguljet dhe ulja e prodhimit agrikulturor. Prandaj në rast se nuk ofrohet ndihma për këta fëmija, ata mund të vdesin gjatë vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja e kësaj organizate në Kongo, Dr. Tajudeen Oyewale, ka thënë se shkalla e vërtetë e problemit është duke u bërë më e qartë, pasi është rritur siguria në disa zona dhe familjet po kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

Sipas UNICEF-it, rreth 220 qendra mjekësore janë shkatërruar apo dëmtuar, ndërsa 1.4 milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej