Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

“Unë s’po ju kërkoj hanën”, mirditori vendos rekord në Itali, Federata Shqiptare as e vë ujin në zjarr

Nga Media 0

Unë s’po ju kërkoj Hanën. Dua vetëm të konsiderohem nga shteti dhe Federata si atlet e të kem mbështetjen e tyre.”

Kështu thotë për newsbomb.al, talenti mirditor i atletikës David Nikolli, i cili sapo ka vendosur rekord në garën atletike të 3000 metrave me kohën 8’05″63.

Davidi ka vrapuar më shumë se 12 sekonda më shpejt se rekordi i vitit 1989, duke iu afruar niveleve të Larta Botërore në Atletikë.

Gara u zhvillua në Milano më datë 18 prill ku garuan 25 atletë nga shtete të ndryshme të botës, si Kenia apo Uganda.

Në garë ishin edhe 6 atletët më të mirë të kombëtares italiane të cilët Davidi i sfidoi. Madje, kampionin e Europës për vitin 2016 në garën e 1 mijë metrave, atleti mirditor mundi ta lërë pas në xhiron e fundit në pistë me 5 sekonda.

Mediat italiane po i kushtojnë vëmendje të veçantë Davidit i cili këmbëngul të garojë për Shqipërinë pavarësisht se Federata Shqiptare e Atletikës ende nuk i ka bërë asnjë ftesë.

Nuk e di përse nuk po konsiderohem nga Shqipëria nga Federata! Unë nuk po ju kërkoj Hanën, dua vetëm të konsiderohem nga Shteti dhe nga Federata si atlet dhe të kem mbështetjen e tyre. Më mohuan edhe pjesëmarrjen ne Kampionatin Ballkanik në salla të mbyllura para 2 muajve, kur u zhvillua në Turqi Stamboll, edhe pse mund të kisha fituar përsëri medaljen e artë nuk arrij të kuptoj pse. Unë dua të garoj për Atdheun tim.”, thotë Davidi për newsbomb.al ndërsa gjendet përballë një absurdi të madh; Shteti e mediet italiane i bëjnë jehonë, vendi i tij të cilin do aq shumë ta përfaqësojë nuk shfaq asnjë interes.

Ditën e nesërme, Presidenti i ekipit italian të atletikës Franco Corona do të dalë në një konferencë për shtyp ku pritet të flasë edhe për talentin mirditor ndërkohë që në italisht tashmë po shkruhet shumë për të.

Nikolli, atleti rekordmen shqiptar.”, shkruajnë mediet italiane.

Në garën me nivel të lartë teknik ishin atletë nga Uganda e Kenia, përveç atletëve më të mirë italianë dhe Davidi kapi në mënyrë brilante vendin e tretë duke lënë pas me 5 sekonda në xhiron e fundit, kampionin italian të Europës.”, shkruajnë më tej kolegët italianë.

Nxënësi i Alberto Collit.”, shkruajnë italianët referuar kështu trajnerit të David Nikollit -, do të ketë përpara edhe një supersfidë. Ai është në gjendje të veshë fanelën e kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Berlin, gushtin që po vjen.”

Italianët i kanë thënë të gjitha për Davidin! Tani s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim nëse Federata Shqiptare e Atletikës do thotë diçka për të.

http://www.newsbomb.al/une-s-po-ju-kerkoj-hanen-mirditori-vendos-rekord-ne-itali-federata-shqiptare-as-e-ve-ujin-ne-zjarr-117723

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej