Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Unë jam shqiptar Kosove

Nga Media 0

Nga Marin Mema

Unë jam shqiptar Kosove, sepse stërgjyshërit e mi kanë dhënë shpirtin për këtë vend. Unë jam shqiptar Kosove, sepse stërgjyshërit e mi nuk shihnin kufij mes Shqipërisë. Unë jam shqiptar Kosove, sepse e kam njohur çdo element të masakrave të tmerrshme të bëra mbi vëllezërit e motrat e mija kosovarë! Unë jam shqiptar kosove, sepse respektoj Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Isën e madh, Azem e Shote Galicën, Sulejman Vokshin, Idriz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Delinë, Shaqir Smakën e shumë të tjerë. Ata janë heronj për mua!! Ata kanë një gjak me mua!!! Une jam shqiptar kosove, sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë, luftuan për të njëjtin flamur, sepse në shpirtin e tyre ishte i njëjti vrull si burrat e qëmotit!!!

Unë jam shqiptar kosove, sepse kurrë nuk do të pranoj që historinë të ma bëjë ndonjë burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert, Hashim apo diçka tjetër. Unë jam shqiptar kosove, sepse gjaku nuk bëhet ujë, sepse gjakun (edhe pse rrënjët i kam në Kolonjë) e kam të njëjtë me çdo shqiptar kosove!! E këtë nuk e ndalon askush!!

Nuk prishet e përçudnohet historia, sepse disa tuafë (meqë duan të ngrenë pengesa e biles edhe “armë” modern) kërkojnë të ndezin armiqësi mes të njëjtit komb!! Nuk dua të di, nëse në pushtet është Edi apo Lulzimi (sepse për çështjen kombëtare nuk ka të majtë e të djathtë, nuk ka as flamuj politike), por atë që s’mundet ta ndalojë askush nga këta BURAT me nje R është të qënit shqiptar, të menduarit bashkë, të ecurit bashkë, drejt një historie që do apo s’do Enverushi është e përbashkët!!

Historia nuk është lodër, nuk është telekomandë, ku çdo kush mund të shtypë stacionin që dëshiron, por është identitet, pasion, ndjenjë, është gjak, është e mbetet HISTORI!! Ndaj shpesh është më mirë të heshtësh se të broçkullisësh!! Hesht Enverushkë, është më burrërore se të hollosh zërin e të bësh si burrë! Ti nuk bëhesh kurrë burrë duke mohuar historinë!!

Unë e kuptoj se të jesh pushtetar si këta, nuk të intereson identiteti kombëtar, por kjo s’do të thotë se ne, njerëzit e thjeshtë duhet të hapim rrugë, e te lejojmë këta pseudoshqiptarë të hapin gojë e të nxjerrin të vjella antikombëtare!! Historinë e bëjnë burrat e jo gjysmë burrat!! Unë jam shqiptar kosove dhe i tillë do të mbetem!!! Ndaj Enverushërit dhe gjithë çeta pas tij duhet të kafshojnë gjuhën nëse nuk u pëlqen, duhet ta bëjnë me zorr, sepse fatin e shqiptarëve të Kosovës nuk e vendos askush tjetër, përveç historisë qe ka drithëruar çdo shtëpi në atë tokë!! I ndjeni klithmat ? I ndjeni vuajtjet ? Po masakrat, vrasjet, ndyrësitë, i ndjeni??? E pra, ata janë shpirtëra, shkuan për të qenë të lirë, e jo për t’u drejtuar nga askush që për interesa personale shpik, mohon, hedh poshtë, shkel identitetin, siç po bëjnë ca nga pushtetarët xhepaplotë e shpirtbosh!!! Unë jam shqiptar kosove e këtë s’ma ndalon askush!! Historia është për burrat e jo për dallaveraxhinjtë!!

P.S. Kush u mërzit le të kërkojë yjësinë në qiellin blu për hir të pushtetit të disave… Ne të tjerët nuk kemi ndasi, përkundrazi jemi shqiptarë Kosove, Çamërie, Sanxhaku, Presheve, Plave e Gucie, Podgorice, Shkupi e kështu me radhë!! Jemi shqiptarë!!!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej