Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Unë jam shqiptar i Çamërisë

Nga 27.al 0

Nga Albano Idrizi

Jam i emocionuar të flas për origjinën, për gjakun tim, për Çamërinë. Këto emocione shtohen orë pas ore, kur dëgjova se Çështja Çame u njoh nga BE. Shoh se sa krenarë janë sot bashkëpatriotët e mi për këto hapa të rëndësishëm që po merr Çështja Çame.

Ne jemi në një sfide të vështirë. Jemi në sfidë me historinë pasi duam ta çbëjmë atë që u bë keq dikur e që gjyshërit tanë e paguan me gjak. Sot, këtij emocioni i shtohet barra e madhe dhe fisnike e Amanetit. Amaneti i gjakut që nuk shuhet asnjëherë.

3

Që në fëmijëri u rrita me tregimet e gjyshes sime që kishte vuajtur dhe kishte parë me sy masakrat që u bënë në tokat e tyre. E natyrisht, para syve të saj shfaqej si mirazh malli çdo gur, çdo shpirt i lënë pas në atë rrugë pa kthim. Isha fëmijë, kur ajo ndërroi jetë e si për çudi në grahmat e fundit, sytë mbetën nga dritarja. Ndoshta ëndërrën e saj nuk e realizoi dot ta shihte edhe njëherë Çamërinë. Fatkeqësisht gjyshja ime nuk ishte e vetmja që e la këtë botë me brengë në zemër. E kjo gjë na detyron dyfish mua dhe çdo shqiptarë te Çamërisë dhe cilindo që e ndjen vetet patriot për të bërë më tepër që të mos derdhen më lot brengash e hidhërimi.

Sot, jam i lumtur, tek dëgjoj që flitet për Çamërinë lirshëm, kur politikanët e thonë me zë që Çështja Çame është e të gjithëve. Jo me larg se dje BE njohu Çështjen Çame. Ky është  një hap shumë i rëndësishëm që na bën krenarë të gjithëve. Kjo tregon se diplomacia jonë po flet me gjuhë të barabartë, sepse është në të drejtën e saj, të drejtë që e ka të mbështetur në fakte konkrete të pakundërshtueshme. Natyrisht, që të gjitha këto zhvillime pozitive nuk do të vinin, nëse nuk do të kishte përpjekje të kahershme për t’i dhënë një zgjidhje kësaj Çështje.

Unë jam çam, sepse besoj tek fuqia e bashkimit.

Besoj se mund t’ia dalim përtej çdo pengese, që një ditë ta prekim Çamërinë tonë të gjithë bashkë.

Unë jam çam, sepse emrin e Çamërisë e fisnikëron historia e saj e lavdishme me djem e vajza që kanë dhënë jetën e tyre çështjeve të drejta kombëtare.

Ndaj dhe sot jam pjesë e PDIU duke besuar tek bashkimi i të gjithëve ne këtë misionin fisnik. Të bashkohemi për t’i dhënë zë të vërtetës sonë.

Unë jam çam dhe besoj krenarisht se amaneti i gjakut do të vihet në vend.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej