Nga Ada Halilaj
Unë jam një nga një milionë e katërqind e tridhjetë e një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë gratë e Shqipnisë.
Jam bijë e gjakut malësor; fëmijë i dy prindërve me arsim 8-vjeçar, njerëz të një dinjiteti madhështor, të një thjeshtësie mallëngjyese, të një krenarie imponuese, punëtorë kooperativash, vjelës duhani, shitës kavanozash, shtëpijakë e në fund nëpunës shteti. Jam vajza e një nane bujarisht të dashtun, por edhe e sertë në rregulla dhe dirigjente në kërkesa dhe i një babai fjalëpaktë, mendjehapun e besimdhanës. Jam vetë mësuese e vetë nxanëse e lirisë teme, të cilën deri vonë, e kam mbrojt si kafsha këlyshin e vet. Një grua e gjykume për prejardhjen “joqytetare”, për tatuazhet, për udhëtimet vetëm, për pavarësinë e mendimit të ftohtë, për refuzimin e religjionit të prindërve, bindjet politike të vetëformume, për tërheqjen nga spektakli i traditave, për njeriun që dashurova, për poezitë erotike, për shkrimet feministe, për zanin e të drejtës, për vetëvendosjen, për guximin, për besimin e palëvizshëm në vedi.
Jam një nga ato gratë, për të cilat flitni në pauzat e kafeve, në mbledhjet familjare, në vesh të njeni-tjetrit. Një nga ato gratë që ndeshni me bërryl, tregoni me gisht, shihni me bisht të synit, ua harroni emnin apo s’keni njoft kurrë.
Gra si nana jeme, e treta e 9 fëmijëve, e lindun dhe e rritun nën brinjë të malit; e ushqyme me racion buke; e veshun me tesha të qepuna e të shqepuna; e mësume me hap sytë pa lind dielli, me kullot bagëtitë, me mbledh shërbelë, me ec gjysëm ore për shi e borë deri në bankat e shkollës, me andrru pak e me punu shumë. Pengu i saj ma i madh asht humbja e bursës së studimit në Shkodër për vendim të të atit e privimi nga një mundësi e dytë shkollimi për vendim të vjehrrisë.
Gra si kushrina jeme, e cila tentoi disa herë vetëvrasjen, për shkak të dhunës sistematike të bashkëshortit dhe pikëllimit nga turpi i pafrenueshëm me kërku ndihmë nga familja.
Gra si Meli, e fejume me zor në moshën 12-vjeçare, sepse trupi i saj, krahasu me shoqet, ishte ma joshës, ma trazues e kërkesat e dorës sa vinin e shtoheshin në shtëpi.
Gra si Ida, që pranon pasivisht bashkëjetesën me një burrë pijanec, të dhunshëm dhe të papunë, sepse e zgjodhi vetë, me dashni e me ngulm, kundër gjithkujt e gjithçkaje, e i vëllai nuk e merr mbrapsht motrën e ndame me dy fëmijë të “huaj” në prehën.
Gra si Ola, babai i të cilës ka vite që nuk i flet me gojë, vetëm sepse lindi një fëmijë jashtë martese.
Gra si Ohrida, që duhet të fshihet nëpër kafene të errëta apo në lokale periferike me të dashtunin e saj, duhet t’i ruhet paditjes së kureshtarëve sepse vajzat e këtij vendi nuk mund ta jetojnë lirisht njohjen me një djalë. Ua fshehin prindërve nga frika. Ua rrëfejnë shoqeve nga ngazëllimi…, sepse këtu, dashnia e pashpallun, e pazyrtarizume, e papërkrahun nga familjet përkatëse, shtrëngohet në turp, në marre, në koritje.
Gra si Xhulia, që mendon se virgjëria asht garanci për një martesë plot besim dhe krenari mashkullore…, se kështu i kanë thanë, se kështu e kanë bind.
Gra si Lela, të brymosuna aq fort me frymën e nënshtrimit, sa besojnë plotësisht e verbnisht që urtësia dhe heshtja shiten mirë në tregun e opinionit të masës dhe se një grua e mençun nuk kundërshton, nuk e braktis vendin që i përket.
Gra si Artemisa, që detyrohet të organizojë dasmën në kohë rekord, me ngut dhe ankth sepse pret një bebe e familja nuk ia don barkun te goja në pragun e një shtëpie që s’asht ajo e të shoqit.
Gra si Pranvera që zgjohet e para e flen e fundit, që përgatit njëherazi mëngjesin e drekën nën dritën e vakët të kuzhinës, duke tregu kujdes maksimal që të tjerëve mos t’u cënohet gjumi, që punon mekanikisht 8 orë në një fabrikë këpucësh në anën e kundërt të qytetit, që kur kthehet e raskapitun e me rrathët e syve të ramë, duhet t’ia fillojnë nga e para avazit të pafalshëm shtëpijak. Darka, pjatat në lavaman, detyrat e fëmijëve, rrobat e pahekurosuna në raft, mendimi se ça do gatuajnë të nesërmen, pa prit asnjë shenjë ndihme nga askush përveç duarve të saj.
Gra si Linda, e cila punon sa dyfishi i të vëllait në biznesin e familjes, por paguhet sa gjysma e tij, sepse djali, në ngushtësinë e mendimit patriarkal, asht shtylla e shtëpisë, trashëgimtari qëndror, andaj meriton ma shumë.
Gra si Inesi që dirigjon një organizatë të njohur, udhëton shumë, jeton vetëm, fiton mjaftueshëm para sa të mos ketë nevojën e askujt, por që për tagrin publik karriera e saj asht fitu në këmbim të trupit të saj.
Gra si Luçiana, e cila prej 25 vitesh jeton me dy prindërit e bashkëshortit dhe nën ligjivënien e plotë të tynen përjashtohet nga vendimet familjare. Që nga emrat e fëmijëve e deri te blerjet ushqimore, Luçiana nuk ka zà me nxjerr.
Gra si Denisa, e cila pas lindjes së katër vajzave tenton kërkimin dëshpërues të djalit në një shtatzani të pestë dhe aborton me dashje sapo ekografia nuk ua përmbush pritshmëritë.
Gra si Jonida, dikur balerinë e një talenti premtues, e sot gruaja e një burri fanatik, xheloz e prepotent që e detyroi të hiqte dorë nga baleti, të vishte fundin nga gjuri e poshtë e të izolohej nga gjithkush në kullën e “artë” të vetmisë.
Gra si Ela, që nuk mundi të triumfonte karrierën si peshëngritëse, sepse i ati nuk donte vajzë me profesion burrash.
Gra si Gonxhja, e cila mbasi ka pastru gjithë ditën stallën e lopëve, e këput gjumi duke parë telenovelën e preferume, të vetmen aventurë të lejueshme nga realiteti.
Gra si Kristina, e cila ka 3 javë që nuk takon prindërit, me urdhën të të shoqit, mbas një debati të cekët të këtij të fundit me burrin e motrës së saj.
Gra si Fatimja, e deklarume e vdekun nga familjarët, pse u dashurua me një djalë të një feje tjetër.
Gra si Emanuela, që një pallat i tanë mezi pret ta fejojnë pas “turpit” të dështimit të fejesës së parë.
Gra si Nora, me shkollë, me profesion, me rrogë të mirë, me një burrë të pashëm që shihet me keqardhje dhe dyshim, kur pyetjes se kur do bahet nanë, i përgjigjet: Jemi mirë kështu siç jemi!
Gra si Drita, e urtë, e butë, e sjellshme, punëtore, shembullore, por “fatkeqësisht” e pabukur, e si e tillë e mëshirume kolektivisht.
Gra të palumtuna, të papërmbushuna, të paragjykume e të dhunume egërsisht. Gra me emën, po pa identitet.
Gra pamjaftueshmërisht të bukura, të mira, punëtore, nikoqire, pjellore… pamjaftueshmërisht të qeshuna, të dashtuna, të binduna… pamjaftueshmërisht bashkëshorte, nana, bija, nuse.
Gra të keqpagume, të keqtrajtume, të keqkuptume.
Për to, për nanën teme, për vedin… shkruej, luftoj, protestoj, qëndroj.
Festa mund të presin. Rruga drejt saj nuk shtrohet me lule!
Prsh…grua me tre femi jam edhe un i bej te gjitha se è kam per detyre sepse nje nene e mire i ben,nje bashkeshorte e mire i ben,nje bije e mire i ben, nje nuse e mire i ben. Ju moret disa shembuj edhe jam dakord me ju….por nuk moret ata shembuj qe jan per tu admiruar sic e thash me siper nje nene e mire rrit femi te mire nje bashkeshorte e mire mban nje familje shembullore nje nuse e mire e mban mire me te gjthe, pra un jam nje nga ju gra qe edhe pse jam ne kurbet i mbaj dhe i rrespektoj rregullat e familjes edhe pse jan shum te veshtira…por si un ka mijera gra dhe vajza ….
Zonja Aida…Pershendetje….Pergjigja juaj me ben te kuptoje se kemi akoma Zonja qe dine te bejne Rolin e Zonjes ne familje,me le me shprese se do kemi akoma femra dinjitoze dhe femije te edukuar me se miri me vetite e virtytet me te mira,me jep shprese se ky Komb nga me te vjetrit ne Bote do te mbijetoje.Jane pikerisht keto zonja qe nuk e hane turpin me buke qe kane ritur e edukuar heronjte e te shkuares dhe njerzit me dinjitet te se ardhmes.Njeriu mbi te gjitha ka detyra ,e te drejtat vine si realizim i detyrave.Zonja Ada nuk flet per ju dhe per mijra nenat e tjera te se shkuares dhe te sotme sepse sic duket do qe te duket e kohes.Po ju tregoj nje rast nga jeta.Kisha djalin te operuar dhe ne shtratin prane ishte nje burre i vjeter qe do operohej.Qelloi qe nje dite i erdhen nuset dhe kur ra fjale per vajzen e njeres ajo dha mendimin se vajza ime te mare ate qe te dashuroje dhe une nuk e pengoj.Plaku i shkrete psheretiu dhe pa nga mua,une nderhyra dhe e pyeta nusen se a kishte rendesi se kush i shte ky djale apo nga cfamilje vinte.Ajo me pergjigj se nuk ka rendesi fare.Me hypi gjaku dhe i bera nje pyetje vulgare…. – Me sa shoh ju jeni si te gjithe ne me origjine nga fshati,dikush ka ardhur me pare ne qytet e dikush me pas,po….kur mbareshtroni lopen ke zgjidhni demin me te mire apo nje dem te ngordhur….Pergjigja mu dha me lehtesi…- Po sigurisht nje dem race sepse ndruyshe nuk do kem nje vic te mire.E pyeta perseri…. -Po pse per vajzen nuk ka rendesi se kush eshte i dashuri,pse per ty eshte me i shtrenjete nje vic apo fati i vajzes tende ??? Nuk dinte si te pergjigjej dhe u largua e nervozuar….Pra e kam fjalen qe femijet tane ti edukojme qe te dine te zgjedhin shokun e jetes dhe jo te shohin bukurine apo veturat e parate qe kane ne dore,ndryshe do kene fatin e mijra vajzave qe kane perfunduar edhe neper semafore apo qe vuajne gjithe jeten gabime trashanike qe i shkaterojne jeten.Shembuj ka te shumte por ne duhet te dime ke shembull te ndjekim,jeten e lehte apo nje jete dinjitoze qe eshte me e veshtire por qe eshte edhe me e mire.
Zonje e nderuar….e lexova me kujdes shkrimin tuaj dhe te kuptoj,ju flisni per shume halle e veshtiresi dhe nxirni ne pah vlerat me te mira te grave,motrave e nenave tona.A thua se ne nuk i dime te gjitha keto,a thua se nuk i kuptojme dhe se qenkemi dakort me te gjitha keto.Por a nuk jane keta burra e djem bij te ketyre grave,motrave e nenave tona…..e ju mendoni se shoqeria do nderhyje dhuneshem me disa OJQ apo Organizata ” Jo fitim prurese ” qe marrin miliona dollare per te luajtur filmin se jane ne mbeshtetje te femres Shqipetare.Pse nuk e filloni mbare dhe te na tregoni edhe per Miset qe bejne cmos qe te prishin familjet,apo ato nuk jane shqipetare.Pse nuk flisni per femrat qe drejtojne prostitucionin dhe sillen me vazat skllave ne ate menyre qe do i kishin zili edhe gangsteret.Pse nuk flisni per femrat qe sebashku me meshkujt vjedhin banesat,vilat dhe Bankat.Pse nuk flisni per femrat qe per te pasur nje veture dhe veshje etje …bejne nje jete te dyfishte megjithese kane nje burre shume te mire por qe nuk mund tia plotesoje te gjitha tekat,pse nuk flsini edhe per gra Deputete qe sillen me keq se burrat,pse nuk flisni per femrat qe publikisht behen dashnore te qeveritareve,Ministrave dhe boseve te krimit e sot drejtojne emisione qe na bejne edhe moral duke na folur edhe per ndjenja te larta te dashurise ,megjithese ju kane vrare tre te dashur dhe si rastesisht martohen disa here dhe na quhen femra te kulturuara ,moderne dhe shembull per tu marre ne jeten e vajzave te reja.Zonja Ada…..dikur ,kur lexoja nje roman te Gustav Floberit,” Zonja Bavari “…me dukej se shkrimtari i kishte sajuar te gjitha thjesht per te bere librin me te lexueshem,kisha bindjen se si zonja Bavari nuk mund te kishte te dyte,se femra nuk mund te arij deri aty saqe te coje nje mjek human dhe bashkeshort te mire deri ne zhgenjim ,ne falimentim dhe ne vdekje.Por tashme une njoh mijra zona Bavari,mijra studente qe bejne jete te dyfishte,mijra bashkeshorte qe edhe emigrojne qe te mbajne familjet e tyre dhe kur vijne ne Shqiperi i gjejne familjet e shakteruara.Jo me kot ka dale edhe ajo historia kur gruaja i thote burrit se …. Mos i bjer ne qafe te voglit se vetem nje gote kos na harxhon.Po per rastin e Ana Karenines cfare mund te na thuash??? Pas botimit te romanit te famshem,shkrimtarit Tolstoi i vinin me mijra letra nga lexueset femra dhe njera prej tyre e akuzonte se ai e vrau Anen.Tolstoi u trondit jashte mase dhe me pas i shkruajti nje lete lexueses ku i fliste per Anen dhe se ai nuk e vrau ate,ajo me rrugen qe nisi,me tradhetine qe i beri femijve te saj vetem vetvrasja i kishte mbetur pasi e kupti se ai bandilli nuk e dashuronte por vetem e shihte se nje aventure me teper.per ta thene troc zonja Ada,nese nuk me ke kuptuar …..Sot ka femra qe sic thote nje fjale e urte popullore …- Kur jane te reja bejne putanen dhe kur plaken bejne kodoshen.Pikerisht kjo eshte plaga e shoqerise se sotme,ku edhe ne vendet perendimore grate duan te bejne jeten e tyre dhe i lene femijet rrugeve.Ju ne veri keni nje shprehje kuptim plote qe i udhezon grate qe te ruajne dinjitetin dhe familjen ” Qorr per Qorr,me mire mbaj qorrin qe kam ne obor “…Zona Ada….mund te flasim shume gjate per kete problem por vetem te permend rasti e nje vajze me emrin Shota ne Fushe Kruje,qe i besoi nje horri dhe me pas e vrau sepse e kuptoi qe ai u tall me te edhe pse e kishte lene shtatezane.Ti vete cdo kishe bere ne kete rast po te ishe gjyqetare,do e denoje apo jo???