Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Unë jam Hermina, vajza që iu kushtua kënga “Luleborë”

Nga Media 1

hermira_simon_gjoni

Dashuria e Simon Gjonit për maturanten dhe historia e këngës himn i muzikës lirike shqiptare

“A…, ju jeni nga vendi i Luleborë”, ky ishte reagimi me të cilën ndesheshin shqiptarët në Rusi, rreth 70 vjet më parë. E ka rrëfyer këtë, këngëtari Avni Mula, një nga interpretuesit më të dalluar të këngës “Luleborë”. Është një ndër këngët më të bukura shqiptare, e kompozuar nga Simon Gjoni. Është më shumë se një këngë, të cilën jetëgjatësia e artistike e ka shpallur pa zyrtarizma burokratike, himn të muzikës lirike shqiptare.

simon-gjoniShumë vajza nga Shkodra thanë dikur se kënga “Luleborë “ iu kushtohej atyre. Por, në fakt ishte bashkëshortja e Simon Gjonit, Hermina Gjoni, vajza që i kushtohej kjo këngë.  “E kanë prezantuar këtë këngë si të Pjetër Gacit, të Prenk Jakovës apo këngë popullore, megjithatë, kjo këngë është e Simonit”,- thotë me bindje gruaja e tij Hermira Gjoni..

Kënga “Luleborë” është pjesë e një albumi ku përfshihen 50 këngë të Simon Gjonit, të njëjtit stil si “Luleborë”, është botuar nën kujdesin e bashkëshortes së tij, Hermira Gjoni. Ajo e ka treguar edhe historinë e këngës.

Hermina, frymëzimi i Luleborë

Një ditë dimri. Dëbora e bardhë kishte mbuluar të gjithë qytetin dhe malet përreth. Ai po rrinte në sallën e mësuesve, sepse atë orë nuk kishte mësim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistët që po luanin me topa bore. Në mes tyre edhe “ajo”, lulja e bukur. I lindi aty për aty mendimi dhe dëshira që të shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mësuesi. Sytë i mbante gjithnje tek njëra, tek vajza e gjallë, e shkathët, me sytë e kaltër si deti i thellë, me ato flokët e gjata e të mbledhura në një gërshet të trashë, me ato pantallonat, të cilat e para ndër shoqet i kishte veshur e që ia shtonin hijeshinë e trupit, veçanërisht, kur lidhte atë shallin e bukur mbi kokë. Ishte me të vërtetë një lule e këndshme në mes lulesh tjera… Gjithë qënia e saj iu shndërrua në formën e një “luleborë”, bile edhe topat e dëborës që ajo ia drejtonte shokëve e shoqeve, i dukeshin si luleborë… Dhe u detyrua të priste, jo vetëm shkrirjen e deborës e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkollës e marrjen e maturës. Por, gjithë asaj kohë, mendjen e kishte vetem tek ajo, tek “Lulebora”.

– Zef, ti e di, unë dua një vajze, – i tha një ditë Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mirë dhe ia dinte ndjenjat e dashurisë për maturanten e gjimnazit. Atë ditë ndenjën shumë kohë bashkë. Biseduan gjerë e gjatë. Mbas disa ditësh, Zefi i dha një tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur në duart që i dridheshin, plot emocion i tha:

– Bukur, shumë bukur, ashtu siç kam dashur vetë…

Shkoi menjëherë në shtëpi, nuk ishte i qetë. Sillej nëpër dhomë e nuk dinte ç’të bënte. Në kokë i vlonin motive të ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa herë, deri sa e mësoi përmendsh. E pastaj kompozoi këtë melodi të kësaj kënge, himn i muzikës lirike shqiptare.

Simon Gjoni u nda nga jeta më 31 Tetor 1991. Emri i Simon Gjonit ashtu siç e ka cilësuar Zadeja i madh, do të ngelet i skalitur në pentagramin e muzikes shqiptare, se cilës i shërbeu me dashuri dhe respekt.

Referuar materialeve të marra nga shkodranews

Komente (1)

  1. Te nderuar lexues! Kohet e fundit po shoh shume shkrime qe e deformojne te verteten per krijimin e kenges simbol “Lulebore” te kompozitorit Simon Gjoni. Me vjen keq qe detyrohem te nderhyj per keto padrejtesi qe i behen te vertetes se kujt i kushtohet kjo kenge e bukur. Gjithe SHKODRA e di kete gje dhe e ka njohur shume mire vajzen se ciles i kushtohet kenga. Aq me teper brezi yne, qe e kemi jetuar kohen kur u krijua kenga dhe kur u kendua me aq dashuri dhe ndjenje. Dy gra qe po pretendojnë se kenga u kushtohet atyre e qe jetojne ne Nev Jork, mendoj se e kane gabim, sepse nuk shprehin te verteten. Edhe pse njera eshte bashkeshortja e kompozitorit dhe tjetra e shoqja e autorit te tekstit, mendoj se shprehen ne menyre te pasakte dhe e ndryshojne padrejtesisht te verteten. Jam gati te hyj ne diskutim me cilindo per kete teme. Ne qofte se nuk jap emrat e vertete, kete e bej per arsye etike. Me vjen shume mire qe, sa here behen perpjekje ose tregohet e plote historia e këngës, merret i gjithë materiali, fjalë për fjalë, i botuar ne librin “Në Shkodër të gjithë këndojnë”, në faqe 115 të botimit të parë dhe faqe 128 të botimit të dytë dhe në asnjë rast nuk përmendet emri i autorit. Me respekt për të gjithë lexuesit, Isa Alibali.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>