Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Ulen temperaturat, bora zbardh Korçën dhe Kukësin në prag të Vitit të Ri

Nga Ejona 0

Kanë nisur rreshje të dendura bore në qytetit e Kukësit ndërkohë që temperaturat kanë shënuar ulje të theksuara në ditën e sotme krahasuar me ditët e tjera.

Rreshjet e borës kanë nisur në prag të ndërrimit të viteve duke bërë që qytetarët e Kukësit ta shijojnë borën e parë për dimrin e këtij viti.

 

Bora ka nisur edhe në Korçë dhe për minuta të tëra në parqet e qytetit ka mbizotëruar bardhësia.

 

Aktualisht, reshje bore ka  dhe në Rrugën e Kombit, ku tetë mjete borëpastruese po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë për të mbajtur të hapura të dyja korsitë.

 

Nuk ka probleme në rrugë, ndërkohë që qytetarë të shumtë kanë dalë nëpër rrugë duke iu gëzuar borës së fundvitit. Policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregohen më të kujdeshëm, duke vënë pajisjet dimërore për të qarkulluar pa probleme nëpër rrugë ndërkohë në akset nacionale po hidhet kripë në vazhdimësi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej