Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Uji po tërhiqet, Shqipëria merr frymë

Nga Rexhina Biba 0

Më poshtë paraqitet situata e përmbytjeve sipas Ministrisë së Brendshme. Për shkak të ndërprerjeve së reshjeve prurjet e lumit Vjosë janë ulur duke mos krijuar probleme përmbytjesh në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të monitorojë situatën në të gjitha qarqet.

PERMBYTJE NE TIRANE - Nje vajze duke ecur prane nj kryqezimi te permbytur, ne zonen e 9 Katsheve ne Tirane. Reshjet e shumta te shiut, kane bere qe te permbyten  shume akse rrugore dhe zona te ndryshme te vendit./r/n/r/nFLOODING IN TIRANA - A girl walk near a flooded road, in Tirana. Heavy rains have led to flooding at many road axes and different areas of the country.

Situata në qarqe paraqitet si më poshtë:

Qarku Durrës

Në Bashkinë Shijak nga dalja e Lumit të Erzenit janë përmbytur 20 banesave poshtë urës. Familjet që u rrezikuan u evakuuam nga Qendra Vullnetare e Emergjencave dhe Forcat e Ushtrisë, duke u vendosur në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në Bashkinë e Durrësit 15 familje nga fshati Rrushkull, njësia administrative Sukth, u zhvendosën për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Qarku Tiranë

Në Bashkinë e Kamzës, në Njësinë Administrative Paskuqan, mbi fshatin Babrru, ka ndodhur një rrëshqitje masive dherash, e cila ka bllokuar kalimin e mjeteve dhe të banorëve.

Pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura  ka dërguar efektivët e Batalionit të Xhenios së bashku me mjetet për të normalizuar situatën.

Qarku Shkodër

Në Bashkinë Shkodër vijon të ketë sipërfaqe toke të përmbytura në Njësinë Administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit dhe Postribë, por kjo është zvogëluar ndjeshëm gjatë 24 orëve të kaluara.

Në Njësinë Administrative Shosh janë dëmtuar Ura e Brashtës, Pep-Sumaj, si dhe urat këmbësore Nicaj e Palaj.

Në Njësinë Administrative Pult janë prishur dy ura, ajo e Boxhsit dhe e Mgullës dhe nuk kalohet për në fshatrat Plan, Xhan dhe Bruçaj, për shkak se rruga është bllokuar.

Në Malësinë e Madhe në Njësinë Administrative Kelmend është prishur plotësisht Ura e Suhës.

Përroi Sheu i Gjamave në fshatin Vermosh ka dalë jashtë shtratit dhe pesë familje janë evakuuar nga banesat e tyre.

Në Njësinë Administrative Gruemirë është prishur plotësisht Ura e Hysajve.

Qytetare duke ecur me veshiresi, si pasoje e permbytjeve, ne bulevardin Deshmoret e Kombit, ne Tirane. Reshjet e shumta te shiut, kane bere qe te permbyten  shume akse rrugore dhe zona te ndryshme te vendit./r/n/r/nCitizens walking in difficulties due to flooding, at Martyrs of the Nation boulevard in Tirana. Heavy rains have led to flooding at many road axes and different areas of the country.

Qarku Dibër

Në Njësinë Administrative Selishtë, rruga Selishtë-Bufull është e bllokuar nga rrëshqitjet masive të dherave dhe po punohet nga firma kontraktore për hapjen e saj.

Në fshatin Podgorc, Njësia Administrative Maqellarë, vijon puna për riparimin e argjinaturës mbrojtëse të lumit Drini i Zi.

Në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, përroi ka dalë nga shtrati dhe ka rrezikuar të shembë një shtëpi, një urë automjetesh dhe tubacionin e ujësjellësit.

Në Bashkinë e Matit në fshatin Stojan, Njësia Administrative Ulëz, ka dëmtime të 2 urave prej druri që lidhin dy fshatra, si dhe është dëmtuar rruga rurale e fshatit Bushkash.

Në fshatin Fushë-Baz problem është ura mbi liqen, e cila është dëmtuar në njërën anë dhe rrezikon të shembet.

Në Njësinë Administrative Derjan është dëmtuar rruga që lidh qendrën e njësisë me fshatin Gjoçaj.

Qarku Gjirokastër

Aksi rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur karburant “Targa”, qarkullimi vijon të kryhet vetëm në një krah të rrugës për shkak të rrëshkitjeve të dherave.

Rruga e Kurveleshit vijon të jetë e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave, ndërsa po punohet nga mjetet e subjektit të kontraktuar për zhbllokimin e saj.

Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>