Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

UEFA “ngel në klasë” Shqipërinë, nëse nuk mund Skocinë

Nga Klodiana 0

Disfata e pastër në stadiumin “Toto Turner” kundër Izraelit e ka përkeqësuar ndjeshëm pozicionin e përfaqësueses kuqezi në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Tani na duhet një mrekulli kombinimesh në grup dhe suksesi ndaj Skocisë në sfidën e fundit, për të siguruar vendin e parë, por më shumë sesa kjo, shqetësim sjell zbritja në renditje.

Vendi i kombëtares së trajnerit Panucci në Ligën C duhet ende të konfirmohet e sipas UEFA-s, do të ketë zbritje në Ligën D, nëse Shqipëria nuk do të fitojë ndaj Skocisë. Kështu formacioni shqiptar, që e nisi fushatën me pretendimet për t’u ngjitur më lart, përballet me rrezikun real për dështim, në rast se nuk fiton ndaj ishullorëve.

Por, çfarë do të thotë kjo? Liga e Kombeve ka përfshirë në formatin e saj 55 kombëtare të ndara në 4 Liga, bazuar në renditjen e fundit, dhe sipas skemës së UEFA-s, brenda secilit grupim do të promovohen 4 ekipe dhe do të zbriten po kaq.

“Final Four” është pika kulminante dhe më interesante e Ligës së Kombeve dhe do të mbahet në qershor të vitit 2019. Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në këtë kompeticion, atë ndaj Skocisë më 11 nëntor.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej