Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

UEFA mendon tjetër risi: “Hiqet” goli në fushë kundërshtare

Nga Klodiana 0

UEFA po diskuton një tjetër risi në futbollin modern, dhe mes projekteve të ndryshme është dhe rrëzimi i një normative që shpeshherë rezulton e padrejtë dhe eliminon skuadrat që meritojnë të qëndrojnë në turnetë elitarë.

Edhe pse ende nuk është marrë një vendim zyrtar, shumë shpejt futbollit mund të ndryshojë një nga rregullat më të vjetër të historisë së tij. Revolucioni ka të bëjë me ndeshjet me eliminim direkt, atje ku goli në transfertë ka vlerë të dyfishtë dhe është përcaktues në kualifikimin e një ekipi. Kjo gjë e vendosur në vitin 1965 është cilësuar jo e ndershme nga shumë trajnerë dhe futbollistë.

Sipas sekretarit të UEFA-s, Giorgio Marchetti, mendimi unanim i trajnerëve të cilët shprehen se ky rregull ka nevojë për rishikim është i drejtë ndaj organi më i lartë I futbollit europian është gati ta bëjë këtë gjë është shprehur ai.

Revista gjermane Kiker, e cila citon burime të qeverisë së futbollit europian, nënvizon se kështu do të ketë barazi të plotë, e në ndihmë do të thirret koha shtesë, e më pas edhe penalltitë nëse as suplementaret nuk do të vendosin kualifikimin.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej