Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

UEFA, Ceferin rizgjidhet president: Unitet, respekt dhe solidaritet!

Nga Klodiana 0

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të vijojë të qëndrojë në krye të futbollit europian edhe për 4 vitet e ardhshme, pasi u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të trupës qeverisëse gjatë punimeve të Kongresit të 43-të të Zakonshëm të UEFA-s në Romë.

Slloveni, 51 vjeç, i cili u zgjodh presidenti i shtatë i UEFA-s në shtator të vitit 2016, u konfirmua me votë unanime këtë të enjte, nga delegatët e 55 federatave anëtare të UEFA-s, si dhe u zotua se “uniteti, shpresa, respekti dhe solidariteti” do të ishin elementët kyç në strategjinë, misionin dhe aktivitetet e UEFA-s gjatë mandatit të ri presidencial të tij.

“Futbolli europian, – tha Ceferin, – duhet të mbetet respektues, i respektuar dhe i nderuar. Falemnderit sërish që më besuat. Jam i emocionuar dhe i nderuar njëkohësisht”.

Ceferin këmbënguli se, pavarësisht sukseseve të fundit dhe zhvillimeve pozitive, veçanërisht në lidhje me frymën e unitetit që ka mbizotëruar anembanë futbollit europian, UEFA nuk do të heqë dorë nga përmbushja e rolit të saj si trupa qeverisëse e futbollit në kontinentin e vjetër.

Presidenti i UEFA-s ritheksoi statusin e rëndësishëm të turneve madhore për ekipet kombëtare në Europë, si Europiani apo Liga e Kombeve, me këtë të fundit që ofron garanci për sukses, ndërsa Euro 2020, që do të zhvillohet në 12 qytete në mbarë Europën gjatë verës së ardhshme, do të japë një mesazh të fuqishëm jo vetëm për të apasionuarit pas futbollit, por edhe Europës si e tërë: mesazhin për një kontinent të hapur, tolerant dhe të bashkuar!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej