Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

U vetëvra me plumb në gojë në Tiranë, ja letra e çuditshme që ai la pas

Nga Rexhina Biba 0

Ditën e sotme në Tiranë është gjetur një person i pajetë i cili ishte vetëvrarë më plumb në gojë pranë Varrezave të Linzës në Tiranë. Personi i pajetë është  69 vjeçari Gani Çela.

Pranë trupit të tij është gjetur një armë zjarri tip pistoletë ndërs trupi është gjetur i shtrirë dhe në dorën e tij të djathtë ishte një armë zjarri tip pistoletë TT. Mendohet se viktima ka lënë një letër pas.

“Policia të mos merret me këtë ngjarje, pasi e kam bërë me dashje”, ka shkruar në letër viktima.

Ndërkohë Miku i 69-vjeçarit rrëfen bisedën e fundit me viktimën, me të cilën kishte pirë edhe kafen e fundit mëngjesin e sotëm. Miku i viktimës e përshkruan Çelën si njeri të qetë e familjar dhe sqaron se për momentin ka qenë i papunë.

Ai thotë se nuk ka vërejtur ndonjë shenjë apo shqetësim të 69-vjeçarit kur e takoi në mëngjes, përveç ankesës që nuk po i kalonte gripi. “Kam 7 vjet që e njoh”,- shton ai.

Nënën e ka akoma gjallë?

Miku i viktimës: Po, po e ka 94 vjeç

Po bashkëshortja?

Miku i viktimës: Po është e mbajtur, shkon në punë

Punonte viktima?

Miku i viktimës: Jo, jo

Po fëmijët me çfarë merreshin?

Miku i viktimës: Njerin djalë e ka të martuar në punë, tjetrin kamerier tek “Era”

Nga gjendja ekonomike si ishte?

Miku i viktimës: Shumë mirë…

Po në mëngjes kur pitë kafe çfarë ju tha?

Miku i viktimës: Hiç, ishte me grip e më tha s’po më lëshon gripi. Unë pastaj vajta të paguaja lekët e dritave dhe të bëja pazar

Ku e ka shtëpinë:?

Miku i viktimës: Ja këtu në një pallat…

intervista e plotë nga /BallkanWeb/

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>