Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

U përfundon mandati, kryeministria hap aplikimet për Këshillin Mbikëqyrës të BSH

Nga Klodiana 0

Teksa diskutohet nëse mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë mbaron në nëntor të 2018-s, kohë në të cilën duhet të përfundonte mandati i ndërprerë i Adrian Fullanit, apo nëse do të përfundojë 7 vite pasi mori detyrën, kryeministria ka publikuar njoftimin për aplikimin për 3 vende në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Pak ditë më parë përfundimi i mandateve për 6 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka ngritur edhe një pikëpyetje tjetër. Atë se, kur përfundon mandati i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?!

Por teksa debatet rreth kësaj teme vijojnë, kryeministria ka hapur aplikimet për të zëvendësuar vetëm 3 prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Aplikantët duhet të plotësojë kriteret, si më poshtë vijon:

1. Të ketë:
a) arsimin e lartë ekonomik ose juridik;
b) përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare;
c) kualifikime profesionale të profilit;
ç) përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.

2. Të mos ketë pengesat e mëposhtme:
a) është dënuar nga gjykata për një vepër penale, për të cilën ligji parashikon dënimin me burgim;
b) është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose është deklaruar i falimentuar dhe nuk është rehabilituar;
c) është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë;
ç) gjatë ushtrimit të detyrës, në mënyrë aktive merr pjesë në veprimtari politike.

Funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me atë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të deputetit në Kuvend, të anëtarit të Këshillit të Ministrave, si dhe të punonjësit, të administratorit dhe të aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:
⦁ Kërkesë për aplikim;
⦁ Kopje e letërnjoftimit;
⦁ Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;
⦁ Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve profesionale të kërkuara;
⦁ Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
⦁ Formular të plotësuar e të firmosur të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, në përputhje me ligjin nr.138/2015, të ndryshuar;
⦁ Vetëdeklarim se nuk është në pamundësi për të paguar detyrimet monetare ose deklaruar i falimentuar;
⦁ Vetëdeklarim se nuk është ndaluar ose pezulluar nga gjykata të ushtrojë detyrën si nëpunës shtetëror apo në shërbimin publik ose të ushtrojë veprimtarinë apo mjeshtërinë;
⦁ Vetëdeklarim se gjatë ushtrimit të detyrës nuk merr pjesë në mënyrë aktive në veprimtari politike.

/topchannel/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej