Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

U ble 4 milionë lekë, talenti shkodran firmos kontratë 3 vjeçare me Partizanin

Nga Klodiana 0

Pas mbrojtësit boshnjak, Renato Gojkoviç, klubi i Partizanit ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin shkodran Senad Hysenaj. Mbrojtësi firmosi një kontratë 3 vjeçare me të kuqtë dhe do të jetë pjesë e 15-herë kampionëve të Shqipërisë deri në vitin 2021.

Pas firmosjes së kontratës, Hysenaj ka bërë prezantimin zyrtar në ambientet e klubit. Mbrojtësi shkodran është një produk i akademisë “Vllaznia”.

4 milionë lek të vjetra pagoi Partizani, për afrimin e Hysenajt në skuadër. Kjo pagesë përkon me taksën e formimit të futbollistit.

http://www.panorama.com.al/sport/zyrtare-u-ble-4-milione-leke-talenti-shkodran-firmos-kontrate-3-vjecare-me-partizanin/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej