Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

U akuzua për vrasjen e të atit, ekzekutohet me 10 plumba te dera e shtëpisë Jurgen Kurti

Nga Media 1

Ekzekutohet me 10 plumba te dera e shtëpisë, Jurgen Kurti. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet.

26-vjeçari i njohur si menaxheri i VIP-ave ishte ndaluar nga policia dy herë për përfshirjen  në dy vrasje. Në 2016 ai u arrestua së bashku me dajën Leonad Ristani  për vrasjen e babait të tij, Artur Kurti. Por daja mori përsipër autorësinë e vrasjes dhe Jurgeni u lirua.

Një vit më vonë ai do të përfshihej në një tjetër ngjarje, kësaj here për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie.

Por pas verifikimit të pamjeve filmike e provave në vendin e ngjarjes rezultoi se vrasja është realizuar nga dy vëllezërit Ekonomi për motive të dobëta, ndërkohë që dhëndri i njërit prej vëllezërve, Jurgen Kurti nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë, kështu që u lirua.

Loading...

Komente (1)

  1. Ky djale do ishte gjalle sot nese do ishte ne burg dhe do vuante denimin per vrasjen e te atit e me ate rast nuk do kishte vrare tjetrin ne Durres. Prokuroret dhe gjykatesit i moren parate kur e liruan, i moren edhe jeten dje. Ngushellime nenes dhe motres per humbjen e te shtrenjtit te tyre!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej