Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Turqi/ Sulm me bombë autobusit që po udhëtonin ushtarët, 13 të vrarë 48 të plagosur (foto+video)

Nga Skenderi 0

Një tjetër shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi. Nga të dhënat e para bëhët e ditur se një bombë ka shpërthyer në një autobus që po transportonte ushtarë.

Ushtria turke përmes një deklarate të cituar nga Reuters thotë se nga shpërthimi kanë mbetur të vrarë 13 persona, dhe 48 të tjerë janë plagosur. Bëhet me dije se sulmi është regjistruar në provincën qendrore të Turqisë, Kayseri ndërsa autobusi i sulmuar ndodhej para kampusit të universiteti Erciyes në momentin e shpërthimit.

Një dëshmitar ka pohuar për median vendase Haberturk, se shpërthimi ka ndodhur nga një automjet që ishte në afërsi të autobusit që po udhëtonin ushtarët.

 

https://www.youtube.com/watch?v=EsY5V14j4UM&feature=youtu.be

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej