Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Turqi/ Nishani merr pjesë në samitin e shtatë të Bosforit

Nga Rexhina Biba 0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të marë pjesë në samitin e shtatë të Bosforit në Turqi.

Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se samiti do të mbahet në Stamboll nga data 29 nëntor- 1 dhjetor 2016.

Në këtë Samit që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit turk, Rexhep Tayip Erdogan, do të diskutohet dhe do të shkëmbehen mendime dhe ide mbi Platformën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe mbi çështje të ndryshme të sigurisë dhe sfidave të tjera, me të cilat përballen vendet pjesëmarrëse.

Presidenti i Republikës do t’i drejtohet me një fjalim Samitit e 7-të të Bosforit ku do të diskutojë rreth temës: “E ardhmja globale – objektivat globale”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>