Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Turqi- Hedhin veten në erë dy kamikazë në Ankara

Nga Klodiana 0

Një burrë dhe një grua, hodhën veten në erë, pasi policia i kërkoi të dorëzoheshin. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në kryeqytetit turk Ankara, pranë një ferme kuajsh.

Kamikazët mendohet të kenë pasur lidhje me partinë e punëtorëve të Kurdistanit. PKK-ja e shpallur e jashtëligjshme prej autoriteteve turke ka ndërmarrë një seri sulmesh kamikaze vitin e kaluar.

“Materialet e përdorura dhe mënyra sesi ishin ndërtuar bombat ngjason me stilin e PKK-së. Policia u vu në gjurmët e të dyshuarve pas një informacioni të marrë në Diyarbakir. Identiteti i mashkullit është zbuluar, ndërsa i femrës ende jo me saktësi”, tha Erkan Topaca, guvernator i Ankarasë.

Dhuna në rajon u rikthye vitin e kaluar me shembjen e armëpushimit dyvjeçar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej