Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Turpi i tubimit të Ramës dhe Veliajt/ Babait i vjedhin foton e të birit për propagandë

Nga Media 0

Festa me kuadrate e Rilindjes është shoqëruar në sfond me pamje të gëzuara të shqiptarëve që jetojnë në këtë “parajsë të rilindur”.

Por, babai i një fëmije ka parë papritur të shfaqet fotoja e djalit të tij. Në fakt, ky baba nuk është i panjohur dhe quhet Besjan Pesha.

Fotoja e vërtetë familjare e djalit të Besjan Peshës

Ja çfarë shkruan ai për këtë ngjarje që e ka skandalizuar jo pak:

Kleptokracia në këtë vend po arrin nivelin e perversitetit. Dje, në mbrëmje një miku im më njoftoi se foto e tim biri ishte përdorur si imazh elektoral në ekranin gjigand të paradës qeveritare.

Foto, siç dallohet qartë më poshtë, është shkrepur në 28 nëntor të 2015, ku im bir mbolli një ulli me rastin e Pavarësisë.

Duhet të jesh shumë pervers që të rrëmosh arkivat personale të dikujt dhe të grabisësh prej aty fotot e fëmijës.

Duhet të jesh i sëmurë që më pas këto imazhe t’i përdorësh si fasadë për qëllime elektorale.

Duhet të jesh kleptoman që të mos mjaftohesh me vjedhjen e fondeve publike duke shpenzuar psh 5.8 mln euro për vetëm 600 metra te Bulevardi “Zogu i Parë”, apo me grabitjen e truallit publik si në rastin e Teatrit Kombëtar, apo me zhvatjen e lulishteve publike si në rastin e ish-parkut të autobusave, apo të xhepave më të varfër si në rastin e biletës së autobusit, apo të jetëve të fukarenjve si në rastin e ambulantëve që lihen pa bukë në funksion të kioskave…

E pra, duhet të jesh sëmurë që të mos ngopesh nga gjithë këto bëma e gjëma e të shkosh e të vjedhësh edhe imazhet, freskinë, pafajsinë e fëmijëve të të tjerëve…

Neveri!

E pyeta tim bir dje se çfarë mendonte dhe ai më tha tekstualisht: “Nuk më duket e drejtë që përdorin foton e fëmijëve pa i pyetur më parë…”.

Heshta!

Këtë rast do ta çoj në gjykatë. Do e çoj për veten time, për tim bir, por edhe për t’i treguar rrugën gjithë atyre prindërve, të cilët ose janë ndodhur, ose me siguri do të ndodhen në një situatë të ngjashme.

Uroj e besoj të gjej drejtësi!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej