Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tupja: Rama ka frikë nga Teatri, se sheh veten lakuriq (film)

Nga Media 0

Partia Demokratike organizoi një tryezë me Aleancën në Mbrotje të Teatrit

Profesor Edmond Tupja tha se Rama e urren teatrin ndërsa artisti Bujar Kapexhiu bëri thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve se Rama duhet të ikë.

Edmond Tupja:  Qeveria aktuale me kryeministrin ka frikë nga teatri, të gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri kur ai nuk u shërben interesave të tyre sepse në teatër spektatori bën katarsisin,zhvishet. Dhe të zhvishesh do të thotë të shikosh veten lakuriq. Të zhvishesh lakuriq do të thotë të shikosh sa vlen dhe kur ti e kupton se nuk vlen urren vetveten dhe kërkon të shërohesh nga vetvetja. Kjo është për Zotin Rama

 Bujar Kapexhiu:  Në mëndjen e çdo qytetari sot duhet të ekzistojë vetëm një slogan. Dhe unë do ta shpjegoj me krijimin tim të fundit që ka dalë në gazetë. Ndodhia është në Elbasan, dy qytetarë një burrë e njëgrua që mbajnë tepsiotë me ballokume dhe mes të dyve është Edi Rama që i shikon i çuditur sepse mes ballokumeve ata të dy kanë nga një tabelë Rama ik. Nëse të gjithë qytetarët që shesin ballokume në rrugën e gjatë të Elbasanit do të kishin Rama ik do të ishte shumë filmike. Duhet të ekzistojë. Nëse ikën, ikën dhe rreziku për gjithcka. Nëse të gjithë brenda vetes tonë të shohim Rama ik! Ikën rreziku ikin të gjitha dhe nuk prishet asgjë vetëm ndërtohet.

Lulzim Basha: Të gjithë jemi të vetëdijshëm, unë jam i vetëdijshëm që vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe pa dyshim edhe politike, e cila e ka shtyrë dhe opozitën drejt një vendimi të paprecedentë, por plotësisht legjitim, moral dhe politik dhe kurajoz. Atë të largimit nga një parlament i faktuar si produkt jo i votës së qytetarëve, por bashkëpunimit sistematik dhe të shtrirë në territorin e vendit, mes kupolës drejtuese të një partie politike dhe kupolës drejtuese të krimit të organizuar në Shqipëri.
Në vlerësimin tonë kriza politike kërkon një zgjidhje akute, e cila mund të kalojë vetëm përmes kthimit të vullnetit të popullit, kthimit të zgjidhjes tek populli me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe natyrisht hedhjes së një sërë hapash paraprak në këtë drejtim. Së pari krijmin e një qeverie tranzitore pa njerin përgjegjës për asgjësimin e procesit zgjedhor dhe proceseve politike dhe për kthimin e qeverisë dhe shtetit në një bandë që i shërben interesave të disa bandave.

http://www.oranews.tv/article/tupja-rama-ka-frike-nga-teatri-se-sheh-veten-lakuriq

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej