Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Trump konfirmon: Muri me Meksikën do ndërtohet

Nga Rexhina Biba 0

Donald Trump talks to the press in the spin room following the CNN Republican presidential debate at the Venetian Hotel & Casino on Tuesday, Dec. 15, 2015, in Las Vegas. (AP Photo/Mark J. Terrill)

Pas zgjedhjes se tij president, e veçanërisht pas fjalimit me tone të zbutura të fitores, u mendua se Donald Trump do të bënte një hap prapa sa i përket politikave kontroverse të propozuara gjatë fushatës.

Por, udhëheqësi i ri i Shteteve të Bashkuara në një pikë nuk pranon kompromise; tek emigracioni i paligjshëm. Ai deklaroi se do të dëbojë ose dënojë së shpejti 2 deri në 3 milionë emigrantë të parregullt me të dhëna kriminale dhe konfirmoi se muri në kufirin me Meksikën do të ndërtohet.

Në një intervistë për “CBS”, e para që prej fitores historike në 8 nëntor, miliarderi thekson se në disa zona është i nevojshëm muri ndërsa në disa të tjera mund të vendosen gardhe.

Presidenti i zgjedhur shtoi se rastet e emigrantëve të tjerë të parregullt do të vlerësoheshin pasi kufiri të sigurohej.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>