Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Trump-Izraelit: Qëndro i fortë deri muajin tjetër. Vij unë në pushtet

Nga Ejona 0

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje Izraelit të “mbetet i fortë” derisa ai të marrë zyrtarisht çelësat e Shtëpisë së Bardhë muajin e ardhshëm

Në komentet në rrjetin social “Twitter”, Trump ka thënë gjithashtu se Izraeli është trajtuar me “përbuzje dhe pa respekt”, gjë që sipas tij duhet të marrë fund. Kritikët e tij kanë nxitur presidentin e zgjedhur të përdorë kanale më konvencionale për të komunikuar mbi çështjet ndërkombëtare, e jo përmes rrjeteve sociale.

Zhvillimet e fundit vijnë pas votimit të një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që i ndalonte Izraelit të vijonte me ndërtimin e blloqeve të banimit në kolonitë e shtrira në tokat e pushtuara palestineze, që sipas ligjit ndërkombëtar rezultojnë të paligjshme. Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë izraelitë e kanë konsideruar abstenimin e SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit, në vend që të vendosnin veton ndaj rezolutës, si një tradhti nga presidenti Obama dhe Sekretari Kerry.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej