Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Trump: Amerika nuk do të jetë një kamp emigrantësh, s’do bëhemi si Europa

Nga Klodiana 1 lexime0

Pas kritikave që mori administrata e Trump, në lidhje me ndarjen e fëmijëve të emigrantëve nga prindërit e tyre, në kufirin me Meksikën, Presidenti i SHBA-ve, tha të hënën se nuk do të lejonte që Shtetet e Bashkuara të bëheshin një “kamp emigrantësh”.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë një kamp emigrantësh dhe nuk do të jetë një strukturë e mbajtjes së refugjatëve. Ju shikoni se çfarë po ndodh në Europë, ju shikoni se çfarë po ndodh në vende të tjera. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë në Shtetet e Bashkuara, jo në kohën time të paktën”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Demokratët dhe disa në Partinë Republikane të Trump, kanë paralajmëruar administratën për ndarjen e rreth 2.000 fëmijëve nga prindërit e tyre në vetëm dy muajt e fundit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej