Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Trukime në Champions, dyshime për PSG-Crvena Zvezda

Nga Klodiana 0

Paris Saint Germain shkatërroi Crvena Zvezdën në ndeshjen e radhës së Ligës së kampioneve pasi e mundi me rezultatin tenistik 6-1. por në lidhje me këtë përballje kanë lindur dyshime për trukim të saj, lajm që u publikua nga e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ sipas së cilës, autoritetet në vendin transalpin të sinjalizuara edhe nga UEFA, kanë hapur hetimet për këtë përballje.

Gjithnjë sipas ‘L’Equipe’, një prej drejtuesve të skuadrës serbe kishte vendosur bast plot 5 milionë Euro për humbjen e Crvena Zvezdës me një diferencë prej 5 golash, gjë që ndodhi në të vërtetë në fushën e lojës.

UEFA lajmëroi autoritetet franceze, përpara kësaj ndeshjeje pasi kishte marrë të dhëna nga një informator, identiteti i të cilit u mbajt i fshehur, të dhëna që u cilësuan sa interesante aq edhe të besueshme.

Informatori kishte folur edhe për mundësinë e takimit të këtij drejtuesi me presidentin e Paris Saint Germainit Nasser Al Khelaifi, takim që në të vërtetë nuk ndodhi.

Ndërkaq, si Paris Saint Germain ashtu edhe Crvena Zvezda kanë reaguar ndaj këtij lajmi duke dalë me komunikatat e tyre për shtyp ku mohojnë në mënyrë kategorike akuzat ndaj tyre për trukimin e kësaj ndeshjeje.

Gjithsesi për momentin nuk ka dalë asnjë provë që të vërtetojnë se ky fenomen ka ndodhur në këtë edicion të Ligës së kampioneve. Në fakt. autoritetet franceze të lojërave online nuk kanë zbuluar asnjë anomali në fluksin e basteve për këtë përballje

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej