Ka than' i moçmi: 

 "“Dy duar për kokën, koka për atdheun"

                                                                                        -Hasan Prishtina

Trondit aktorja shqiptare Eliza Dushku: Kur isha 12 vjeçe jam abuzuar seksualisht në Hollivud

Nga Media 0

Viktimë e abuzimit seksual në Hollivud rezulton të ketë qenë edhe aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku.

Aktorja ka rrëfyer përmes një statusi në profilin e saj në facebook ngacmimin që i është në moshën 12-vjeçare, kur ajo ishte pjesë e filmit “True Lies”.

Janë dashur 25 vite dhe një mori akuzash ndaj abuzuesit që edhe Eliza të lirojë veten nga kjo traumë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës.

Ceremonia e “Golden Globe”, këtë vit iu kushtuar plotësisht temës së ngacmimeve seksualeve dhe dhunës ndaj grave…

“Kur isha 12 vjeçe, ndërsa filmova “True Lies”, unë u ngacmova seksualisht nga Joel Kramer, një nga koordinatorët kryesor të Hollivudit. Që nga ajo kohë kam luftuar me veten nëse një ditë do ta rrëfeja këtë ngjarje. Në atë kohë i tregova prindërve, vëllait dhe dy miqve atë që më kishte ndodhur, por asnjë nuk dukej i gatshëm për t’u përballur me këtë tabu, as unë nuk isha. U jam mirënjohëse atyre që kanë folur muajt e fundit për abuzimet që kanë përjetuar sepse më shtynë të flas. E mbaj mend shumë mirë edhe pse kanë kaluar 25 vite, se si Joel kramet më bëri të ndihem speciale dhe fitoi besimin e prindërve të mi që të kujdesej për mua. Pasi hëngrëm sushi, nisi të ulte dritat, uli temperaturën e dhomës, vuri një film dhe u “zhduk” në tualet. Prej andej doli krejtësisht i zhveshur. Mbaj mend si u shtri mbi mua, si nisi të fërkohej dhe fjalët që më tha: “Mos bëj sikur po fle”. Kur “mbaroi”, më tha që nuk duhet t’i thonim njeriu për këtë. Unë isha 12, ai 36”, thotë Dushku në rrëfimin e saj tronditës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej