Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Trojet shqiptare si prostitutë ne duart e Otomanëve

Nga Media 0

Nga Ben Oroshi

Mes viteve 1854 dhe 1875 Perandoria Osmane mori nga tregjet ndërkombëtare europiane 15 kredi në një vlerë totale prej 217 milionë lira apo 21.4 miliardë dollarë në vlerën e sotme. Nga kjo shumë, vetëm një pjesë e vogël e saj u përdor për ndërtime hekurudhash. Për të larë borxhin u krijua Administrimi i Borxhit Publik Otoman, ky komision përbëhej nga garantët e borxhit. Ky komision do të kishte selinë në Stamboll e do të përbëhej nga 7 anëtarë që përfaqësonin Britanikët, Gjermanët, Austro-Hungarezët, Italianët dhe mbajtësit e borxhit Osman.

Ky komision do të merrte pushtetin e mbledhjes direkte të borxhit përmes të ardhurave direkte nga taksat. Mbas luftes se pare boterore Republika e Turqisë refuzoi që të marrë përsipër përgjegjësinë për të gjithë borxhet osmane dhe propozoi që t’i ndante me shtetet e tjera që kishin qenë më parë pjesë e parandorisë e që tashmë kishin dalë më vete.

Fuqitë europiane morën në dorë biznesin e duhanit ne Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, si dhe taksat nga pijet alkolike apo për kripën ne Shqipëri. Kriporet e Semanit, Vlorës, Durrësit dhe Kavajës që ishin funksionale në atë periudhë do të ishin në përfitim të administratës së kreditorëve të Turqisë.

Në territorin e Shqipërisë së sotme, koncesione apo të drejta të plota u ishin dhënë austro-hungarezëve dhe francezëve. Në vitin 1885, një shoqëri franceze do të fitonte të drejtën për të shfrytëzuar resurset e Selenicës në afërsi të Vlorës. Brigjet shqiptare ishin eskluzivitet i Austro-Hungarisë në kuadër të kapitulacioneve. Të gjitha skelat shqiptare frekuentoheshin nga kompania e udhëtimeve Lloyd që bënte tre ndalesa në javë. Në Konferencen e Lozanës 1922-23, Mehdi Frashëri dhe Benedikt Blinishti shpëtojnë Shqipërinë nga pagesa e borxhit 7 miliardë dollarë të Perandorisë Otomane!

https://www.facebook.com/oroshi.oroshi

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej