Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Tritoli në shtëpinë e Xhisielës/ Gjyshja e tronditur: Nuk dimë kujt t’ia lëmë fajin (film)

Nga 27.al 0

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk në Fushë-Krujë, në banesën e Ramazan Muçës është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Fax News mëson se banesa është e gjyshit të Xhisiela Malokut nga ana e nënës. Ndërkohë që më poshtë janë pamjet e banesës, ku është vendosur sasia e tritolit, që në zonën e Fushë Krujës gjendet lehtësisht. Vetë gjyshja e Xhisielës thotë se nuk dinë se kujt t’ia lënë fajin për atë që iu ka ndodhur.

“Nuk dimë asnjësend, nuk dimë se kujt t’ia lëmë fajin”, shprehet gjyshja e Xhisielës në videon e siguruar nga gazetarja e Fax News, Elitjona Doko. Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se në banesën e familjes Muça nuk ka asnjë efektiv policie, megjithëse ngjarja ka qenë e rëndë për familjarët.

Vetë Xhisiela është shprehur në disa dalje të mëhershme për mediat se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit. Theksojmë se vetë Xhisiela qëndronte në banesën e gjyshit të saj.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa tronditja ka qenë e madhe. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e  ngjarjes dhe ka shoqëruar 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e  autorëve.

Në banesën e Xhisiela Malokut, gjyshja e tronditur: Nuk dimë se kujt t’ia lëmë fajin për tritolin (Video)

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej