Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Tre të rinj bashkojnë shqiptarët në Bujanoc

Nga Skenderi 0

Nga Julian Hoxhaj

Atë që nuk e bën politika, e bëjnë tre të rinj patriot nga Lugina e Preshevës.  Leoneta Abdyli nga Bujanoci, si dhe  Fitore Fejzullahu  dhe Enis Abazi nga Presheva, për tre ditë kanë hapur një ekspozitë me piktura, skulptura dhe foto, të cilat kanë pasur në fokus Pavarësinë Kombëtare.

Leoneta Abdyli, studente e Akademisë së Arteve në Prishtinë, njëra prej tre artistëtve të rinj, organizator të ekspozitës, thotë se ky prezantim ka qenë me motive kombëtare.

15281928_1537875116228388_1088052414_n-1“Temat kanë qenë të ndryshme. Secili artist ka ekspozu dicka të vetën. U nis për këtë muaj, shkaku është muaji i festave. Në ekspozitë kanë qenë pjesëmarrës të gjithë nga Lugina, por edhe profesorët që janë nga Presheva, por që jetojnë në Prishtinë. Ata na kanë mbështetur shumë, ka pasur piktura me flamur kombëtar.

Ka qenë mjaftë mirë ka pasur publik. Jemi tre të rinj që e kemi organizuar këtë. Qëllimi ka qenë me i bashku artistat e luginës me ekspozitë, kjo ekspozitë do të bëhet edhe në vende të tjera. Kjo është hera e parë që mbahet një ekspozitë kaq e madhe. Kemi pasur mysafir special nga Presheva, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria dhe përshtypjet kanë qenë mjaft të mira”-shprehet studentja e pikturës nga Lugina e Preshevës.

15322448_1537875162895050_666173089_o 15280916_1537875132895053_668437447_n

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>