Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Tragjike në Fier, e reja vdes në hyrje të urgjencës, nuk dihen shkaqet

Nga Klodiana 0

Një 20-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të mistershme. Ngjarja është regjistruar ditën e hënë, ndërsa familjarët thonë se vajzën e kanë dërguar disa herë në urgjencën e Fierit, pasi ajo ka pasur shqetësime serioze, por sipas tyre, mjekët e kanë përcjellë pa e marrë situatën seriozisht.

Gjyshi dhe babai i vajzës, Pilo dhe Altin Gjeka, deklarojnë se Xhuljeta ka humbur jetën për faj të personelit të spitalit.

Herën e fundit që 20-vjeçarja Xhuljeta Gjeka është dërguar në spital ka qenë të hënë, por ajo ka ndërruar jetë në hyrje të urgjencës. Drejtoresha e spitalit të Fierit shprehet se pritet analiza e mjekësisë ligjore, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, për këtë rast është bërë denoncim në Prokurori, prej ku ka filluar hetimi. Nga ana e saj, policia thotë se vajza ka vdekur për shkaqe natyrale, por pritet hetimi i plotë dhe analizat mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vërteta.

http://shqiptarja.com/home/1/tragjike-n–fier-e-reja-vdes-n–hyrje-t–urgjenc-ss–39-dihen-shkaqet-468565.html?pos_2

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej