Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Tragjedia e anijes së mbytur në Egjipt, shkon në 202 numri i viktimave

Nga Ejona 0

egjipt

 

Ka shkuar në 202 numri i viktimave si pasojë e aksidentit që përfshiu një anije me emigrantë javën e kaluar në ujërat egjiptiane.

Ekipet e kërkimit gjetën 33 trupa të tjerë të pajetë dhe fatmirësisht 160 të tjerë janë shpëtuar. Autoritetet i tremben rritjes së mëtejshme të numrit të viktimave pasi mendohet se në anije udhëtonin të paktën 450 persona kurse burimet e sigurisë egjiptiane fillimisht thanë se ka patur gati 600 emigrantë në bord.

Sipas autoriteve egjiptiane,  në anije udhëtonin emigrantë egjiptian, sudanez, Eritrean dhe somalezë, dhe besohet se kishin destinacion Italinë.

Presidenti i vendit Adbel Fattah al-Sisi deklaroi se nuk ka asnjë justifikim për këto vdekje ndërkohë që 4 anëtarë të ekuipazhit janë arrestuar.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>