Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Trafikonin heroinë nga Turqia, arrestohen 20 persona, shumica shqiptarë

Nga Klodiana 0

20 persona, shumica shqiptarë janë arrestuar nga ana e policisë italiane të akuzuar për importin, posedimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës, përfshirë marjuanën, kokainën dhe heroinën. Midis të arrestuarve, 16 janë shqiptarë, disa prej të cilëve jetojnë në Leçe, një turk dhe tre italianë nga Salento.

Tre italianët e arrestuar janë identifikuar si Marco Franchini, 44 vjeç, Fabio Marzano 50 vjeç, dhe Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç.

Ata shpërndanin drogë në Leçe, Salento, Lazio, Lombardia dhe Emilia Romagna.

Policia Italiane bën me dije se sipas dokumenteve të hetimit, të arrestuarit janë pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës heroinë dhe marihuanë, që ka vepruar jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, Turqi dhe Holandë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej