Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Tradita e shijes shqiptare, rasenik me lakër të bardhë

Nga Media 0

Kombinimi me lakër të bardhë e ajkë qumështi – një shije jashtëzakonisht fantastike që të zgjon menjëherë nepsin për ta patur mejëherë në tryezë.

Kjo është një ndër recetat më unike të kuzhinës shqiptare, e përgatitur veçanërisht gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, i servirur i ngrohtë teksa jashtë mureve të shtëpisë “kërcënon” i ftohti.

Raseniku është një traditë e vjetër e Kosovës dhe Shqipërisë së Veriut kryesisht, por është një gatim që sot është pjesë e kuzhinës së të gjitha amvisave shqiptare.

I njohur ndryshe si pite apo edhe byrek me lakër të bardhë e ajkë qumështi, ky është një gatim special, shumë i shijshëm me një kombinim fantastik të lakrës, qumështit dhe ajkës së tij.

Raseniku shoqërohet në mënyrë fantastike me më të mirat e zahireve shqiptare, turshitë me domate, por gjithashtu edhe me supa e gjellë të ndryshme tradicionale ose jo.

Përgatitja e Rasenikut në Shtëpi

Për përgatitjen e brumit

1 kg miell gruri

½ litra ujë i vakët

Kripë

200 gr vaj ulliri

Për përgatitjen e mbushjes

1 kg lakër të bardhë

200 gr ajkë qumështi

1 gotë qumësht

Kripë

Piper

Përgatitja

Në një tepsi hedhim miellin, kripën dhe nisim të hedhim nga pak ujin e vakët ndërsa nisim të punojmë brumin.

E punojmë me duar fortë derisa brumi të krijojet në një masë të njëjtrajtshme. Masa e tij duhet të jetë e fortë. Pasi e kemi gati brumin e ndajmë në 22 kuleçë të vegjël.

Kuleçët e vegjël i ngjeshim të gjithë me pëllëmbët e duarve. I mbulojmë me një pecetë të pastër kuzhine dhe i lëmë të pushojnë për 15 minuta.

Nga ana tjetër, grijmë lakrën e bardhë. E hedhim në një tenxhere dhe e zjejmë për 15 minuta. Më pas, sigurohemi që t’i kullojmë të gjithë ujin.

Lakrën e zjerë e hedhim në një tas, shtojmë kripën, piperin, qumështin dhe ajkën e qumështit.

I përzjejmë të gjitha bashkë. Për të bërë një masë sa më kremoze, gotën e qumështit para se t’ia shtojmë lakrës, i hedhim një lugë gjelle miell dhe e përzjejmë e më pas i’a hedhim lakrës.

Në vijim, marrim kuleçët një e nga një dhe i hapim në formën e petëve.

Lyejmë përmes një furçe kuzhine me vaj ulliri tepsinë dhe shtrojmë një nga një 11 petët e para. Më pas shtojmë të gjithë mbushjen e lakrës së bardhë e më pas nisim të shtrojmë një nga një 11 petët e tjera.

Bashkojmë të dyja anët e petëve të poshtme dhe sipërme duke i përdredhur me njëra tjetrën.

Lyejmë më furçën e kuzhinës dhe pak vaj ulliri petën e sipërme dhe e fusim në furrë të piqet përreth 40 minuta në temperaturë 200 gradë.

http://agroweb.org/organike/rasenik-me-laker-te-bardhe/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej