Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Tradhtarët e Enverit dhe legenët e Edi Ramës

Nga Media 0

Nga Ilir Levonja

Nuk e di se si i lexojnë shqiptarët këtë konstatimin e Ramës, këtë legenizmin, a legenët, për kuadrot socialistë që po sipas tij kanë prishur imazhin e qeverisjes. Nuk e di se si e përtypin, se si u shkon poshtë kur dëgjojnë të parin e vendit, të quaj legenë ata që bëri betejat elektorale dhe i pranoi t’i ketë gjymtyrë në qeverisjen e vendit.

Një ndjesë?! Një justifikm?! Një lloj vetëgjyqësie me ngritje supesh? A një shpëlarje të fytyrës duke nxjerrë veten kallëp sapuni?! Them nuk e di pasi, në standartet aktuale të demokracisë janë tregues ulëritës të kalbëzimit total të një administrate publike a shtetërore si ajo e jona. Dhe pa asnjë diskutim që legeni kryesor është ai që qeveris dhe që bën e gjen fajtorët tek vartësit a njerëzit me të cilën bëri të pamundurën veç jo elektorat, me këta ai luftoi pa njohur kompromisin, institucionet etj., si e si të marri frenat e një vendi.

Ata nuk janë legenë zotëri? Janë pjesë organike e sojit tonë. Kështu u mësuam? Na merri këto para dhe shpërndaja lagjes. Nuk ka rëndësi se nga vinë? Kush i jep? Jo, jo, asnjë rëndësi. Të tillë u bëm, jeniçerë të emrave a njëshave që tashmë janë faktor prej mbi 30 vjetë në fatet e një vendi që quhet Shqipëri. Si mund t’i thuash legen një kuadri partie që luftoi dhëmb për dhëmbë me demokratët, me qëllimin e vetëm për të sjellur në pushtet modelistin e shallvareve të Tironës? Ne për ato kemi nevojë? Se shteti kështu forcohet. Jo me ekonomi tregu, hapje të vendeve të punës, me industri, makineri, me trupa mbrojtje tokë ajër det. Jo, jo… Shtetin e bëjnë pasarelat e shallvareve. Ekonominë pemët që mbjell lali Eri. Këta legenë janë pjesë e kësaj epidemie shfarosëse të farës tënde. Të farës suaj që të gjithë i qarkulloni veç vetveten jo!

Tani përshembull është e tmerrshme të dëgjosh se si një opinion i tërë dallgadiset në një det shfrymës që, ja akoma nuk e besoni që Rama po bën reforma? Eshtë absurditet vetëm i sojit tonë… ky fakt, ku merr pushtetin me Milon, puthesh me Milon, qeveris me Milon dhe në fund Milo del legen.

Por nuk ke faj, Enveri i nxirrte si puçista, si tradhtarë, armiq të klasës, kurse ti…, në mënyrë më të moderuar i quan legenë. Dhe e di, me që rrjedha e mendimit na nxori përpara Enverin. Lind pyetja a ishin tradhtarë vërtetë ata që vranë e prenë me ‘të, që ndërtuan vendin me ‘të, ndërtuan diktaturën e proletariati, të prosperitetit dhe luftës së pamëshirmshme të klasave? Po pa diskutim që ishin … Veç ama tradhtarë të Enverit, jo të vendit. Për vendin ishin një farë e keqe dhe aq. Ishin të Enverit se një qëllim kishin, atë të udhëheqësit, të vrisnin dhe të zhduknin cilindo që u dilte përpara, që mendonte ndyshe. Kësisoj a është legen në fakt një kuadër a militant partie sot, një nga ata që lufton e vret e pret me ty, që mori postin e një deputeti a drejtori? Logjika është e thjeshtë, që po. Veç ama legeni më i madh, kazani është ideatori, frymëzuesi, numri një i tyre. Dhe po t’i pyesësh, tu afrohesh e tu thuash se kush, cili është ky strategu i legenizmit, goja e tyre ka emrin tënd. Ndaj mjerë ai vend që u ka mbi kokë, mjerë ajo shoqëri, rini e ardhmëri.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej