Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Tortura këtë herë s’ishte nga policia greke, por nga ajo që duhet ta duam, e që s’të lë ta duash

Nga Media 0

Nga Armand Bajrami

Jam një nga ata që ka urryer policinë greke çdo sezon veror apo në festa fundviti kur bashkëkombesit e mi torturohen në radhë doganash. Ato ditët klasike ku fqinjëve ballkanas u “prishet” sistemi kompjuterik (për fat ne na ndodh veç kur kalon kufirin ndonjë i kërkuar VIP).

Tre netë më parë, një ndjesi inati më shtjelloi po për hir të këtyre radhëve. Nuk ishin nga policia greke. Ishin nga ajo që duhet ta duam (e që s’të le ta duash).

Zbrita në Rinas në orën 2:45 si një nga 150-180 pasagjerët e një avioni të ngritur në Antalia. 10 minuta para nesh ishte ulur një tjeter, i të njëjtit kapacitet e itenerar. Gati 300 vetë në total, mes të cilëve shumë prindër me fëmijë të vegjël prisnin në radhë. Thuajse të gjithë, persona nga një vend me më shumë se 300 km vijë bregdetare dhe që kishin zgjedhur të pushonin jashtë tij.

Në shtatë sportele të dedikuara për shtetasit shqiptarë punonin 3. Vetëm 3.
S’iu binda rregullit për të mos perdorur telefonin në një zonë ku ishte i ndaluar.
Tre policë të përgjumur po aq sa ata vocërraket që vareshin supeve të prindërve. Të brishtë në veprime. Butë e butë. Fundja, do shtynin turnin. Punë e madhe për nja dy të moshuar, të pafuqishëm, që ishin të 45-tët.

Nuk di si i planifikon Komisariati i Rinasit shërbimet gjatë natës. Dy avionë në atë orë nuk besoj se ishin surprizë. As befasi. Nuk do mërzitem më me grekët. Kur për ne nuk shqetësohen tanët, pse ta bëjnë ata?

p.s. Për të qenë i sinqertë jo të gjithë ndjeheshin të lodhur. Para sportelit të parë 4 vetë u përfshinë në një debat për radhën. Plot 25 minuta tone të larta zëri dhe fraza klishe nga “më njeh mua ti, e di se kush jam” deri tek “e sqarojmë si të duash”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej